Vetëm dëshira

12 min read
Rate this book:
55 pages 2010

About This Book

Prof.dr.Sejfedin Sulejmani




















V e t ë m d ë sh i r a

(nga vitët e herëshme)














Shkup
2011










Ujët e vluar


Pamja dhe bukuria e katundit Zhegër prek dhe tërheq gati çdo udhëtar, njëlloj sikurse të prek dhe të tërheq
lulja e parë pranvërore e cila mbin menjëhere posa të shkrihet bora dimrore e malit.
Ai shtrihet në mes një lugine të madhe. Nëpër të kalon një lum i madh. Nga fundi i katundit shtrihën shumë livadhe të gjëra dhe të pasura me barë tërfoje, i cila është ushqimi krysor për bagëtinë.
Lart katudnit ngrihën male të dendura të pasura me drunjë të bujshëm, sa që po të futësh aty nuk ke për të parë asgjë tjetër, ndokund as edhe kupën e qiellit.
Kjo bukuri natyrore në kohën e pushimit i ndjelli fashistët Bullgarë.Në afërsinë e katundit ata kishin ngritur ombrellat e tyre dhe sa herë i kujtoheshin për ndonje sënd ose gjësend (plaçkitje, malltretime etj), ata i vërsuleshin luleve të pemëve dhe bimëve të ndryshme pranëverore.
Ngjarja ndodhë në tetorë të vitit 1942...































I-rë



Ditën e diel kur njerëzit çlodhëshin nga puna që e bërin gjatë javës, mblidhëshin turma-turma dhe bisedonin për çdo çështje rreth problemeve dhe interesave të tyre.
Kështu në kohën kur ndër sundimin e qeversisë bullgare,(vjeshtë e tetorit të vitit 1942) një ditë të diel livadhët e katundit u bënë zi me njerëz. Çdo njëri prej tyre bisedonin rreth jetës... punës së tyre etj. Kush thonte: puna, po është shumë e rëndë! Tjetri ia priste: duhet t’ia dimë falenderës kësaj pune të rëndë, çdo gjë rrjedh nga puna! Njëri prej tyre i quajtur Jakob Kola, pasi shikoi njëherë anash shtoi: ah bre vëlla, me të vërtetë rrjedhë çdo gjë nga puna, por punën dhe djersën tonë po e shfrytëzojnë tjetërkush...Kush bre Jakob, ia priti shoku i tij i cili ndodhej në afërsine e tij.
Ja kush, shiko mbi atë kodër! Duke ia treguar me gisht ushtrinë bullgare, e cila ishte rrënjosur aty që në kohën e pushtimit të vëndit.
Herët në mengjëz kur rrezet e Diellit sapo kishin filluar me shnd;rit lindjen e tij, nëpër katund dëgjoheshin fishkëllimët e ushtarëve bullgarë.Rreth e rrotull fshati ishte mbushur si mizat e gërditshëm. Komandatni i ushtrisë i quajtur Millko urdhëroi që të plaçkitet katundi, por dëme dhe vrasje njerëzve mos tu bëhet.
Momentalisht nga turma u ndane dy njerëz fytyrzinjë dhe posi vetëtima rëndën nga banesat bullgare, për t’i lajmëruar fjalët e lartëpërmendura të Jakob Kolës. Këta ishin dy spiunat e katundit Qani Bido dhe Isuf Kastrati.
Jakob Kola i shikoi tmerrshëm dy spiunat e fshatit, por pasi që nuk i kishte armët e punës ofshanai me ashkun e zemrës dhe shtoi:
Ah bre më shpëtuat sot!

Madje nuk mbeti gjë për llafosje sepse të gjithë e dinin se çdo të prisnin të nesërmen, prandaj e tere turma u shpërnda. Sejcili prej tyre shkonte nëpër shtepine e vet për të shmëngë ndonjë gjësëndi nga pasuria e tyre.
Ata e dinin se ardhja e bullgarëve do ta përmbysinin pasurin e tyre, por fundi i fundit iu falëshin fuqive natyrore që të mos i vranin ose torturonin nëpër burgime të ndryshme, sidomos e kishin frikë bodrumin, i cili qe caktuar për ata njerez që flisnin keq për qeverinë bullgare.




II-të



Herët në mëngjezë kur rrezët e diellit posa kishin zënë me shndëritë lindjen e tyre, nëpër katund u dëgjuan fishkëllimat e gjithanshme të ushtrisë bullgare. Rreth e qark katundi ishte mbushur prej tyre. Rrugët e katundit dukëshin zinj.
Kështu ushtria bullgare e ndikueshme prej dy spiunave të katundit Qani Bidos dhe Isuf Kastratit iu versulën shtëpiave të katundit dhe nuk lënë gjë pa prishur.
Disa shtëpia të cilët ishin disi më të pasura ia shëmbën edhe themelet e tyre.
Komandatnti i ushtrisë i quajtur Milko me një grup të madh ushtarësh dhe dy spiunat e katundit iu vërsulën shtëpisë së Jakob Kolës ia prishën fund e krye, fëmijt, gruan dhe nënën i morën pengë dhe i përplasën në vëndbanimet e tyre, duke bërtitur dhe kërcënuar:
Ku është... ku është ai që flet keq për ne.
Jakob Kola me kohë i kishte pasur mëri të madhë këpta dy spiunat e katudnit. Prandaj, për interesin dhe nderin e përgjithshem të Shqipëtarëve vendosi t’ua marrë shpirtin e tyre. Kur spiunat e katundit hapën derën e dhomës së tij
Jakob Kola ua plasi revolverin:
Krrrrrrrrrr!
Dhe që të dy-të i la të shtrirë për dheun e çardakut.
-Aaaaaaaaaaaaaa!- u dëgjuan piskamjet e ushtrisë gjakësore...
- Gjakësorët bullgarë - ik bir - i bërtiti e ëma.
Jakob Kola kërcej murin e tij prej dy metro lartësi dhe me fuqinë e tij të jashtëzakonshëm u shpëtoj thonjëve të armikut.



III-të




Kaluan tre ditë prej atij arrestimi të tmerrshëm të katundit. Diten e tretë pa pritmas e pa kujtuar e arrestuan shtepinë e Fazli Kamberit dhe të Jakob Kolës duke i marrur pengjë tërë farefisin dhe fisin e tyre.
Babai i Fazliut ishte një njeri plak dhe i pafuqishëm në punë.Këmbët i iknin herë andej dhe herë këtej. Një gjakësor bullgar i kishte vërë re këtë plakë të urtë dhe të ndershëm, prandaj iu ofrua dhe i tha:
Ku e ke djalin, plaku pasi e shikoi drejtë në sy shtoi: thyeje qafën, ta kisha pasur djalin këtu edhe fjalët nuk do të zgjatëshin aq fortë dhe fare.
Ushtari bullgarë me një të rënë me dymçikun e pushkës e la të shtrirë për toke. Burgu ishte vënd i posaçëm për Shqiptarët dhe popujt e tjerë të shtypur. Ishte gërmuar afro dhjetë metro thellë tokës. Gati dy metro ishte mbushur plot me ujë të ftohët. Në atë mjerim i përplasën femijët dhe tërë farefisërinë e Jakob Kolës dhe Fazli Kamberit. Aty çast për çast rrafëshin dhe torturoheshin të burgosurit
prej gjakësorëve. Brenda në bodrum qanin dhe bërtisnin fëmijët dhe dy të vegjël kishin vdekur nga ujët e ftohët. Të mbushej mëndja se edhe të mëdhenjët nuk do të ia dilinin së gjalli nga bodrumi bullgar. Edhe sikur të dilnin kur në jetën e tyre nuk do të ndiheshin më qetësi në trup, por vetëm dhembje raumatike eshtrash dhe ethe.
Kur do të shohim drite?! Ndiheshin zërat e fuqishëm të banorëve të fshatit. Roja e ushtrisë bullgare e lajmëroi komandantin se ata nuk po ishin të qetë. Komandanti urdhëroi që tani t’i rrahin pa masë. Ushtria bullgare mezi priste këtë lajmë. Dhjetë prej tyre u turrën brënda dhe e mbytën në vëndë vëllaun e Jakob Kolës- Demçin duke i thënë: ja drita...tani do të shikosh dritë.





IV-të


Jakob Kola së bashku me dy shokët e tij Fazliun dhe Iliazin nëpër malet e Koplilaçës u takuan me grupet partizane, u ndërlidhën me ta dhe tani edhe vet u bënë partizanë shqiptarë.
Komandanti i ushtrisë patrizane i quajtur Velko Kozara urdhëroi që këta tre të vishen me rroba partizane, në ballin e tyre të vënë yllin e kuq peskëndësh për të cilin ideal kishin luftuar kaq mot e jetë.
Nuk ka gjë më të mirë nën kupën e qiellit se sa kur njeriu jeton i lirë në natyrë. Prandaj që të tre partizanët e rinjë ndiheshin një gezim të mbarueshëm në shpirtin e tyre.
Sot kemi rilindur - i tha Kola Feriz Kamberit.
Po vëlla me të vërtetë ne kemi rilindur, por halli për fëmijët dhe prindërit tanë. A e din o Jakob se ku i kemi lënë prindërit! I lamë ndër thonjët e armikut.
Sa i dëgjoi fjalët i dëshpruar pa masë nga gjakëpirësit bullgarë shtoi: ç’duhet bërë o Fazli?
Vëlla duhet shkuar njëherë në katund!
Katundi është i arrestuar Fazli, prandaj do të vrasin ose do të na zënë të gjallë!
Ndashtë ore Jakob, le të na vrasin!
Pra, i marrim leje komandantit partizan.
Mirë...nisemi...
Komandanti i luti që të mos shkonin sepse do t’i vrisnin ose do t’i zinin te gjallë. E me në fund komandanti iu ofrua me këto fjalë: keni nevojë për ndihmë!
Jo shoku komandant, vazhdoi Jakob Kola, për një kohë të shkurtër do të kthehemi.
Pra shkoni, shkoni natën... mos t’iu hetoj ndokush i gjallë, kështu i këshilloi komandanti partizanët dhe u dha leje për udhëtim.




V-të



Mesnatë... Katundi Zhegër kishte njëzetë kilometra largësi prej Kopilaçës. Tre partizanët tani ishin në udhëtim e sipër... nata vjeshtore ishte e qetë dhe e kthjellët, posi pikat e lotit. Nëpër lisnajat e mëdha të Kopilaçës dëgjoheshin cicerrimat e karkalecave këndonjës. Në atë mesnatë fryu një erë e lehtë dhe e këndëshme. Kjo sjellte zhurmën e gurgullirave të ujërave të lumenjëve. Kjo erë e lehtë të kënaqte thellësin e shpirtit dhe të mbushte me ndjenja të plota muzikale.
Duke u frymezuar me ndjenjat e thella e të mallëngjyera Iljazi ofshani me ashkun e zëmres:
Ah...aaah!
Ç’ke Ilijaz?,e pyeti Jakob Kola.
Jo asgjë...këtu kërkoj të vdes, përshpëriti me zë të ulët Ilijaz Kamberi.
Shokë, shtoi Fazliu, shpejtojmë pak më tepër sepse po na ofrohet mëngjezi!
Po... shpejtojmë.
Me hapat e tyre të shpejtë dhe pikërisht pas dy orë udhëtimi iu ofruan fshatit...
Tani qetësi - përshpëriti Jakobi.
Katundi është i arrestuar - vazhdoj Fazli Kamberi.
Nuk do të thotë gjë vëlla, le të vdesim në luftë, përpraaaaa! - iu përgjigj Jakob Kola, njëherit kemi lindur, njëherit do të vdesim, pra, të vdesim për të mirën e njerëzimit.





VI-të


Sipër katundit ndodhej një gur i madh. Tre partizanët e zënë peritën në rënzën e tij.
Halli çdo të bëhet me ne, përshpëriti Ilijazi, i cili ishte diç më i ri se dy të tjerët.
Mbushëni pushkat shokë, u dëgjua fjala e Ilijaz Kamberit, pregatituni dhe ejani të nisemi për në katund!
I mbushën pushkët dhe u nisën drejtë katundit. Qetësi e papërshkruar... Posa iu ofruan katundit filloi me aguar mëngjezi. Momentalisht u shtuan fishkëllimat e ushtrisë gjakësore bullgare.
Aaaaaa shkuam...shtoj Ilijaz Kamberi.
Vetëm përpara vëllezër, ndezeni pushkët, urdhëroi Jakob Kola.
Taf tuf taf tuf taaf, kërcitnin pushkët partizane. Ushtria bullgare e cila po i numëronte disa mijë persona, u turrën pas tyre, pa i marrur parasysh armët dhe municionët e luftës që e kishin tre shqiptarët e ndershëm tani partizanë.
Armiku vëndosi t’i zënë të gjallë, tre shqiptarët trima të guximshëm lufte.
Qëndroni shokë, urdhëroi Jakob Kola, luftë!
Edhepse vranë një shumicë prej tyre sërish u zunë rob të gjallë, dhe rene nën thonjtë e armikut gjakëpirës.
U zunë të gjallë dhe i dërguan duarlidhur në bodrumin, ku edhe aty ishin prindërit e tyre.
I kapëm rob tre partizanët shqiptarë, ushtarët bullgarë e lajmëruan komandantin e tyre Millko Taskon.
Komandanti posa e dëgjoi lajmin desh lujati mendësh nga gëzimi, pas tre orësh ai solli vendimin për dënimin e tre partizanëve shqiptarë.

Aty shkruante:

+
D Ë N I M


Të hapët një gropë pesë metro thellësi, në afërsinë e gropës të vlohën pesë kazanë uje...Para kazanave të sillen nënat e Jakob Kolëës dhe Fazli Kamberit, atyre tu tregohej se u j ë t e v ë l u a r është pregatitur për djemtë e tyre! Të sillen tre partizanët shqiptarë dhe të futen në gropën pesë metro thellësi. Si dënim i fundit ishte ky:
Nënat me duart e tyre t’ia derdhin djemëve në trup - ujët e vëluar, nënat t’i përvëlojnë te bijtë e tyre, sa vepër djallëzore, krimë dhe trishtuese...

VII-të


Të nesërmen u realizua urdhëri demon dhe trishtues i komandantit. Dhjetë ushtarë hapën gropën sipas urdhërit... pesë prej tyre ndezën zjarrin, dhe ca prej tyre vëluan ujin.
Do t’i përvëlojmë tre partizanët, bisedonin mes njëri- tjetërit gjakëpirësit.




VIII-të


Kaluan pesembëdhjetë minuta pas rregullimit të vëndëdënimit, kur duarlidhur i sollën tre partizanët së bashku me nënat dhe tërë farefisërinë e tyre... Dhe gropa para tyre... sa trishtim i mjeruar, qarje, bërtitje, lebetitje... e mbushën ajrin plot me vrrull vajtimi.
Të heshëtni të dashurit e mij jehoi fjala e Jakob Kolës, vdekja jonë është madhështore, për vdekje të këtillë nuk duhet qarë por duhet të mburreni. Kjo vdekje është e nderëshme, prej vdekjës së tillë brezërve të reja u sigurojmë liri.
Një ushtarë bullgarë e hetoi dhe e kuptoi fjalën liri, prandaj iu ofrua pranë me fytyrë të ashpër dhe të egërt sa deshti ta hante me dhëmbë...
Liri a...ja liri! Me dymxhikun e pushkës me sa fuqi që kishte i ra në kokë.
Gjaku i tij i nxehtë rrodhi posi si ujlumi, të gjithë të turbulluar... kur e pa nëna këtë mjerim u alivanos mu në zemër, me zërin e saj tani të shterrur pëshpëriti:
-ah djali i nënës!




IX-të


Pas dy orësh arriti komandanti, pa pritur asnjë çast urdhëroi:
Një, dy, tre dhe i sinjalizoi mimikisht për përvëlimin e partizanëve... ushtarët gjakëpirës i gjuajtën që të tre Shqiptarët në gropën e lartëpërmendur dhe pasi i çveshën krejtësisht, i sollën dy nënat e mjeruara dhe të shkreta aty! Në të njëjtin moment sollën edhe kazanët të cilët ishin përplot me ujët e vëluara dhe nga një safe.
Njërën safë në anën e majtë ia dhënë nënës së Jakob Kolës dhe në të djathtën asaj së ëmës së Fazliut dhe Ilijaz Kamberit.
Posa e panëe këtë vepër egërsie që të dy nënat u alivanosën thellë në zemër dhe u shtrinë sipër kokës së djemëve të tyre. Gjakëpirësit bullgar edhe atëherë nuk i lënë të qeta... Me duart e nënave të tyre të mbytura dhe të shkëputura dhe të zbehta, mbushnin ujë nga kazani dhe i hedhnin nëpër trupin e njomë të djemëve partizanë shqipatrë.
Pra, që të tre partizanët shqiptarë i përvëluan me ujët e vëluar. Nga trupi i tyre doli një avull i bardhë dhe i tmerrshëm!...i përzier me ofshamje trishtuese, of-je dhe përshpëritje të pakuptueshme...
Ky avull i bardhë dukej se u thonte farefisërisë së tyre:
Pritni, pritni kështu si unë, së shpejti do t’iu agojë drita e bardhë.
Pas pesë minutash tani me tre kufomat të derdhura prej ujit të vëluar u mbuluan si është më zi me dheun e lagët. Nënat në ato momente dhanë jetën e tyre, kurse farefisërinë e dogjën të gjallë me flakë të zjarrit.
Prej dheut të lagët të gropës, porosia e avullit të bardhë sërish vazhdoi të dilte...pa u ndalur fare.





Vrasës


Një skicë


I-rë

Veriu fyente me tërbim... të mbushej mëndja se nuk ka lënë gjë mbi faqën e dheut...
Eh, ç’ështe ky hallë... ndihëshin bërtitjet e katundarëve, aty këtu edhe qarjët e tmerrëshme të fëmijëve.
Pluhuri i rrugëve ngrihej lartë në ajrë, tallazët e tij e mbulonin qiellin dhe tokën. Nuk vonoi shumë kohë sërish u qetësua... Sërish filluan të dëgjohën kumbonat e
bagëtive, që kumbonin an’ e këndë malit...Të dëgjohet kënga e fyellit dhe lehja e lehtë e qenëve. Syçeltas e imagjinon
fushën e gjelbëruar, livadhët me barë të freskët dhe lule me ngjyra të llojllojshme prej të cilave të dehej zemra.
Kështu është dita e verës, bisedonin katundarët, të cilët ishin mbledhur në një turmë të madhe... Kështu ia priti njëri në alegori. Ja ajo fortuna e përcolli Sabriun... pak para fortunës i vëllau i tij Emini i kishte dhuruar një plumb dinamik...
E tërë turma që qe pranë u habit prej kësaj të thënëme të tmerrëshme.
Çdo kush pyeti ...pse...siii!
Po shokë - tha Jakupi, sabriu ka qënë një djalë i mirë dhe i pashëm...tërheqës... u përhapë fjala se e dashuronte të shoqën e Eminit... sot Emini paska kryer punë!
E ç’punë na paska kryer xha Jakup, e pyetën ca të tjerë?!
Eee ja se ç’punë ka bërë, ka vrarë vëllanë.
E tërë turma u shpërnda, sejcili prej tyre zinte kokën me dorë dhe me ofshamje të thellë shpirtërore nxirrnin fjalët:
Hë shpirt keq, shpirtëvrasës hë... hë dorë e mallkuar... dorë vëllavrasëse... dorë gjakësore.



II-të


Dielli perëndoi...bagëtia me llojlloj kumbonash ktheheshin prej kullosave nëpër natyrë. Një erë e lehtë dhe e hollë e paisur me erëra të këndëshme natyrore u mbush me plotë përjetime vajtimësh... të përkujtosh djalërinë që të lënë para kohës. Dukej se luftonin me vdekjën duke i thënë:

Prit vdekje e shkretë
Se çdo këndë ke gjetur...

Dhe ylli i mbrëmjës i lëshoi rrezet e pakapura pesëkëndëshe nëpër qiellin e pafud kaltër dhe zi. Në atë çast një grumbull njerëzish me arkivolin e sabriut doli përballë katundit...

Trupi i tij i cili akoma rrjedhte gjak i nxehtë, ishte shtrirë mbi të...nuk pritën as shumë kohë dhe mbuluan me dheun e zinj.



Lulet e majit


Atë vitë edhe pse ishte afërsisht muaji i majit, nëpër majët e maleve dhe te kodrave dukeshin ende tupkat e borëes. Lumi që e ndante katundin në dy pjesë ënte një zhargon i madh e cila shkakëtohej nga plasja e akullnajave.
Që të gjitha këto të ringjallinin përshtypje të thella e veças mëngjezi i freskët, era e lehtë dhe e këndëshme që fryente ada ditë...
Sipër katundit afëer bregut të lumit gjendje një shtëpi e vogël në të cilën jetonin disa familjarë të mirë e liridashës.
He...nesër është ditë e Një majit... eja të shkojmë dhe të pregatisim vëndin...ku ta kremtojmë këtë ditë...me shokët dhe miqtë e lirisë, tha Ymeti të vëllaut, i cili kishte dëgjuar shumë gjëra për këtë ditë. Le t’ia kujtojmë jetën e popujve të shtypur...
Me çka t’ia kujtojmë vëlla?
Me valle e këngë revolucionare që t’i dëgjojnë e tërë masa jonë. Ngrehu vëlla... ku mendon ti ta festojmë këtë ditë.
Ja atje Ymet, në atë kodër ku kanë filluar me lulëzuar lulet e majit afër lumit të turbulluar, aty do ta festojmë Një majin...
Bravos vëlla, ia priti Imeti, tani Dimo e dini se çka mungon?
Jo!
Vetëm organizimi...nesër që të dy do të vishemi me roba të pastërta dhe do të shkojmë tek Hysni Juga. E madje me shokët e tjerë do të shkojmë në rrëzën e kodrës së madhe...aty ta festojmë ditën e Një majit.

II-të


Agoi mëngjezi, ditë e Një majit. Që të dy vëllezerit të veshur me rroba të pastërta dhe me jaka të bardha, shkuan në shtëpinë e Hysni Jugës... Ai u bëri vënd...uluni ia priti udhëheqësi. Mezi e kemi pritur këtë ditë madhështore, në të cilën fillojnë me lulëzuar lulet e shumëngjyrëshe dhe me mbi te gjitha bimët që kanë qënë nën dhe.
Ejani pra shokë të shkojmë rrëzë kodrës së madhe, aty ta presim e festojmë ditën e Një majit... dhe nuk pritën më tepër. Udhëheqesi doli vetë i teti...U nisën...Rrugës sipas porosisë ë udhëheqësit çdo njëri të thërriste rroftë Një maji, disa të tjerë këndonin vrullshëm. Heshtëni shokë tha, njëri le të na mbetët pak zë për në kodrën e madhe. Pas disa kohëve arritën në rrëzën e kodrës së madhe, por era e hollë e mëngjezit t’i mpinte veshët. Sot edhe sikur të ngrihem nga të ftohëtit nuk e ndiej fare në vete - tha udhëheqësi...ejani shokë...uluni që këtu, herën e parë ta këndojmë një këngë dhe vetë nisi i pari, me guxim shokë:


Të mundohet armiku natë e ditë
Gjë më të vlerëshme nuk ka
për të nxjerur në dritë...
Uroni ju o shokë, o bijtë e popullit
Kapëni armët e çdo gjë që të jetë
Armikun me e zhdukur për
Gjithmon e jetë.


Që të gjithë hovshëm këndonin saqë ushtonte edhe lugina e lumit... Kënga vazhdoi disa orë me rradhë...rreth tyre u mblodhën shumë barinjë të mëdhenj dhe të vegjël. Pas këngëvet vazhdoi vallja dhe pas valles sërish një këngë:



I mbytur në robëri
O popull i shkretë
I mbuluar në errësi
Si duron të zezën jetë
Por sot lulet kanë mbi
Kohë të re duke përtërirë.



Kjo këngë mallëngjeu të mëdhenj dhe të vegjël sa që rreth e qarkë u mbushë fusha e kremtimit... Aty kishte shumë njerëy të rritur të cilët edhe vet këndonin ndonëse këngën nuk e dinin. Një plak gjashtëdhjetë vitesh i cili mezi ecte, pyeti një djalosh të ri:
Kush po martohet sot ore bir?
Nuk ështhë martesë ore axhok, iu përgjegj djaloshi, por është festa e Një majit - dita e punëtorëve.
Plaku pasi mendoi diç e pyeti djaloshin: por ç’është Një maji?
Djaloshi ia tregoi rëndësinë e Një majit për të cilin kishte dëgjuar shumë. Plaku mbeti shumë i kënaqur dhe vetë nisi të këndoj, ku më vonë udhëhqete edhe vallën... këmbët i iknin siç thotë një fjalë e urtë udhë i mbi udhë...Gjithashtu nisi gazi kur e panë se edhe plaku ishte pjesëmarrës në kremtimin e Një majit. Kishte shumë njerëz të cilët nuk e dinin se ç’është Një maji Udhëheqësi shkurtimisht ia shpjegoi se dita e Një majit është festa e punëtorëve të tërë botës, është agimi i një jete të lumtur që e pret brezi i ri. Dielli ishte në perëndim e sipër. E tërë turma e njerëzve u shpërnda. Kënga dhe gëzimi kishin arritur kulminacionin dhe paralajmëronin se është agimi i lirisë njerëzore...
Vetëm udhëheqësi mbeti i brengosur dhe mendonte diçka.
Ymet çka ke që mendohesh, pyeti vëllau i tij?
Asgjë nuk mendohem. Mendohem vallë do t’i shohim edhe një herë lulet e majit... vallë do ta festojmë edhe një herë kaq të lirë ditën e Një majit. Vallë do të na qeshin zemrat tona...!
Vëllau i tij iu përgjigj se Një maji do të festohet sa do të jetë kjo shoqëri njerëzore dhe me lulet e tija do të mbetët ditë e shënjt nëpër zemrat e punëtorëve.




















Rreziku




Parathënie:


Koha kalonte së bashku me kohët e kaluara, sot dhe ata që vininë dhe kështu ndërlidheshin shoqërit njerëzore. Procesin e parë njeriu e kaloi nëpërmjet shoqërisë para njerëzore primitive. Në këtë shoqëri njeriu nuk e takoi eksploatimin. Erdhi epoka e skllavrërisë. Njerëzimi arriti ta mbikalojë edhe këtë epokjë. Dy trembëdhjetë shekuj zotëroi epoka e feudalizmit...lufta e pandërprerë e punëtorit të eksploatuar e ndërroi edhe vet shoqërinë. Epoka tjetër ajo kapitaliste sërish nuk ia kënaqi shpirtin punëtorëve, popullatës së varfër. Gjithkund në çdo pëllëmbë të Evropës jeta e punëtorëve ishte e keqe dhe keqësohej sa nuk kishte ku të shkonte më tutje.
Çdo njëri prej nesh qoftë nga goja e popullit, qoftë nga historia nacionale, ka pasur raste së paku njëherit të njohtohet me jetën e vështirë ekonomike të popullit tanë.
Populli ynë ka kaluar nëpër faza të ndryshme ëpërë shoqërit e lrlta feudaliste, kapitaliste. Nëpër këto faza kanë kaluar tërë shoqërit njerëzore, por disa kanë pasë jetë luksoze, e shumica prej tyre kanë jetuar aq mjerisht sa nuk mund të përshkruhet. Në këtë mjerim ekonomik kanë jetuar edhe shtresat e gjëra popullore të popullatës në kohën e ish-Jugosllavisë. Varfeëria e popullsisë ka qënë aq e madhe sa që nuk ka pasur
ku të shkojë më tutje. Kriza e madhe ekonomike, shumicën e njerëzve gjatë dimërave shumë të ftohët i linte rrugëve dhe i bënte të m pirë sikurse uji i akullt.
Në kohën e ish -Jugosllavisë së vjetër në këtë dhe shumë fshatra të tjera kanë banuar popullat shqiptare shumë e varfër për sa i takon ekonomive shtëpiake. Shumica prej tyre gjatë dimrave të ftohtë vdisnin nëpër rrugët që nuk kishin kthim, vetëm e vetëm për një kafshatë bukë Për këtë arsye u obligova që ta përshkruaj vdekjen e dy personave, ku nëpërmjet tyre të përkujtohet e tërë jeta e popullit tonë në kohën e ish-Jugosllavisë. Ngjarja që po e përshkruaj këtu ndodhi në muajin janar të vitit 1926.



Pjesa e parë


Shpirti im



Katundi Stançiç nuk është më largë se njëzetë e katër metro nga qyteti. Ai ndodhet në një pozitë mjaftë të përshtatëshme. Është i vëndosur bri një kodre. Kodra e blertë është e pasur me drunjë të mëdhenj dhe me kullosa të pasura.
Nga fundi i katundit gjenden livadhe të gjera, të pasura me barë të gjatë e sidomos me tërfojë e cila është ushqim krysor për bagëtinë.
Ujët e bardhë posi bora e malit, i pastër dhe i ftohët, saqë nuk përshkruhet bukuria e tij natyrore.
Ishte mezi i dimrit! Bora kishte mbuluar dhe zënë gati çdo shtegë ose pëllëmbë rruge. Edhe pse ishte ditë në të cilën lartë mbi mjegulla, shkrpëshin rrezet e diellit, nëpër faqen e dheut mbretëronte një qetësi e ashpër dhe e pambaruar - be pafund. Tallazet e boës që i shpërndante veriu i madh ta zinte frymën dhe nuk lejonte një këmbë me e ilëvizur nga pragu i derës. Dimëri ishte po aq i ashpër sa siç thotë një proverb popullore “qeni të zotin nuk e njihte”.Veriu fryente me tërbim, tallazët e borës ngriheshin lartë nëpër ajrë. Mbushte ajrin plot thërrmia të imta prej borës sa që nuk dukej asgjë përveç se tym dhe mjegull.
Kjo erë e veriut sjellte një hingëllim të tmerrëshme, ngjante posi një ulurim ujku. Ky hingëllim nuk ishte gjë tjetër përveç hingëllimës të fëmijëve të Sadik Sadikut e Ymer Jasharit. Shtëpit e malësorëve nuk ishin larg njëra tjetrës. Ata dy shtëpigt që ndodheshin në fund të katundit ishin të mbuluara me kashtë thekëri, gjë që fryma e stuhishme dhe e madhe i shponte me rrymën ajrore tej për tej, si një lloj plumb pushke. Nëpër qoshet e tyre tallazi i borës kishte vënë korën e akullt një pëllëmbë dore të trashë... Fëmijët e këtyre dy malësorëve nuk qanin vetëm nga të ftohtit që po mbretëronte nëpër shtëpit e tyre, ata qanin më së forti nga uria e madhe, e cila po mbretëronte ndoshta edhe sa tre fishi i ftohtësisë. Pa dyshim mund të them se goja e tyre pesë ditë nuk e kishte ndier erën e bukuës.



Të hysh brënda... nuk ke për të parë askë në këmbë. Nëna (gruaja e Sadikut) me shtatë fëmijët e saj ishte strukur, mbështjellur me disa stela (lecka) plotësisht të grisura. Nga goja e tyre dilte një avull i paisur me erë të keqe dhe ta zinte frymën. Zëri i tyre plotësisht i vdekur larg ndihej:
Babë buuuk, o buk ore babë - dëgjoheshin fjalët e përvajëshme të fëmijëve. Të shkretët fëmijë, gjendeshin në çastin e fundit të jetës së tyre.
Sadik Sadiku edhe ai njëri i pafuqishëm rrinte afër koftorit thellë në mendime, sikur tërë fëmijët e tij të kishin rënë në fund të detit. Kjo ishte edhe më keq. T’i kishin rënë fëmijët në fun d të detit bile nuk do t’i dëgjonte të gjithë fjalët e tyre - buuuk-babo-buuuk. Prandaj, loti lotin nuk ia pristte.
Shpeshëherë duke gjëmuar nga lodhja e tepërt, ngrehej dhe ofronte kokën afër derës për ta vërë re kohën, por tallazet e mëdha të përbëra nga thërrmiat e imëta të borës ia morën kauçin (kapelën).
Kaloi nata e parë... E madje e dyta, e treta...e pesta. Koha aspak nuk u qetësua. Mbrëmja e ditës së dimërit është mjaftë e çuditëshme. Natyra qëndron në qetësi të thellë dhe jashta asgjë nuk duket për veçse borës së bardhë që mbretëronte tërë kohën mbi faqen e dheut. Kur koha e dimrit është e mirë, natën nuk dëgjohet asgjë tjetërpërveçse ulurimës së ujqive, lehjeve së qenëve dhe gurgullivae të akujve që lëviznin nëpër lumenjë të vegjël dhe të mëdhenj.
Këtë vit didmri ishte dhe bënte shumë ftohët, prandaj që natën e parë jashtë nuk dukej gjë e gjallë, pëçrveç frymës së trazuar tallazore të borës nga veiu i madh dhe thërrmit e borës edhe më shumë mbulonin çdo hap dhe shtegë rruge.
Fjala kryesore e sadik Sadikut ishte si do t’ia dalin në kokë këtij dimri të ashpër.



Pjesa e dytë


Të nesërmin saqë kishte aguar mëngjezi... ishte ditë e shtunë...Dritarët e vogla të këtyre dy shtëpive të malësorëve ishin ngrirë e ishin bërë tas nga të ftohti i madh që zotëronte në atë natë të gjatë shekullore. Këtë ditë mëngjezi lartë në qiell u duk një diell krejtë therra therra. Rrezet e tij më nuk ishin të nxehta por të zënta e të dendura me të ftohtin e madh që kishin rënë mbi faqen e dheut dhe që po i zbardhonte dhe paiste edhe me thërrmiat e borës.
Nuk kaluan as pesëmbëdhjetë minuta prej agimit të mëngjezit u dëgjua një zë shumë i tmerrshëm, i ngrirë dhe trishtues:
O Sadik, o Sadik bre! Ky ishte zëri i bashkëfashatrit dhe fqiut të tij Imer Jasharit.
Hynë, hynë...
Dera u hap, brenda hyri Imer Jashari i cila ia plasi vajit.
Hi, hi, hi, hi -qarje...
Çfarë ke o Jashar dhe hyn brenda - e pyeti Sadiku...
Ku te hysh dhe ku të shkosh ore Sadik! Më vdiq Elmazi ore vëlla, djali im më i vogëli, më i dashuri,më vdiq nga të ftohti dhe uria, minut për minut i fshinte lotët me një mendil të grisur duke pëshpëritur:
Oo oh oo!
Si të bëhem burri i fortë o Sadik, kur djali im më i dashuri, shpirti im i ndershëm më vdiq për një kafshat buke, urdhëroni dhe ejani deri tek unë se pasha Zotin gruas po i dalin mëntë.
O Imer ore vëlla, vallahi e bilahi, po të betohem, pa shiko në mos më besosh se edhe fëmijët e mij janë në atë çastë të fundit të jetës, se njëri nga këto nuk do t’ia dalë Shën Gjergjit, eja vëlla dhe më dëgjo diçka u dëgjua zëri i sadik Sadikut.
Çka!
Bukë, bukë, bukë! Dëgjoheshin fjalët e përvajëshme dhe shumë të dhembëshme të fëmijëve.
Imer ore vëlla më dëgjo tani.
Folë ore vëlla folë, çka don të thuash ore Sadik!

Zoti me djalin të takoftë në parajsë, mos u mërzit dhe bëju burrë i fortë dhe i pathyer, se të gjithë kemi me vdekur. Eja vëlla dhe ta çojmë djalin tek varri, ta vorrosim, të marim malin dhe fushën deri sa të gjejmë
qare për fëmijët që i kemi në jetë,të cilët janë të shtrirë për hasrën e thatë dhe janë në çastet e fundit të jetës. u dëgjua zëri i trishtueshëm i Sadik Sdadikut.
Jashar Imeri opasi u mendua për disa minuta rresht, thellë në ashkun e zemrës fshani dhe shtoi:
Çka t’i bëjmë xhenazës?
Xhenazës do t’ia bëjmë një varrë, do ta mbulojmë mirë e mirë, të paktën në atë jetë t’i nxeh@n eshtrat e trupit mirë e mirë.
Me zërin plotësisht të tharë dhe të shterrur iu përgjigj Imer Jashari: ah Sadik bre! E paska shkruar Zoti edhe ne të mbesim nëpër rrugë, por kam frikë se do të na mbuloj bora, do të na kalbën eshtrat dhe nuk ka me na gjetur dot njëri.
Më mirë është të vdesim dhe të mbetemi nëpër rrugë se sa t’i shikosh fëmijët të vdekur nga uria, prandaj mos të presim më tepër.
Eja... qetësi...stuhi e fortë...
Dolën nga shtëpia e Sadikut. Para se të niseshin për në rrugë, Sadiku e takoi te shoqën e tij dhe e përqafoi fortë, ia zbulon fytyrat e secilit fëmijë dhe ua puthi ballin e pastër të tyre. Duke i lënë të shtrirë nëpër shtratin e ftohët, ku sejcili prej tyre ishte në çastin e fundit të jetës, u nisën së bashku me Imer Jasharin, e puthi edhe pragun e derës ku jetonte më se dyzetë e pesëvjetë.
Ai ishte i bindur se kishte me e mbuluar muqava e borës. Ajo do t’ia derdhte dhe shkrinte eshtrat. Ajo do ta largonte edhe nga kjo faqe e dheut.


Pjesa e tretë


Dy orë më vonë e dërguan në varre...
Eja pra, t’ia mihim varrin.
Pasi e morën kazmën dhe tjetri me një llopatë pas shtëpisë së tijImer Jasharit, e mihën një varri të vogël rëndom për trupin e djalit të tij), pas një orë pune e mbulojnë fëmiun - djalin e vdekur, dhe pasi e mbuluan mirë dhe mirë, e lanë në një vetmi të shkretë u nisën për udhëtim.
Që të dy këta e dinin se një rrugë të tillë dimri ishte shumë e rrezikshme, më nuk ishin të rinj dhe nuk kishin mundësi me e përballuar të ftohëtin. Përveç kësaj, rroba trupore nuk kishin si duhej,të gjitha ishin të grizura. Ata nuk kishin veshmbathje... Ishin veshur me tyrq krejtësisht të harnuar, nga një lurkë krahëshkurtë dhe këmishë të harnuar me lecka, nga një kapel leshi të bardhë në kokë, nga një çevër rreth veshëve. Ishin mbathur me openga lastike dhe çorapa krejtësisht të shqyera.Si nga veshja ashtu edhe nga mbathja ishin shumë të dobët dhe me një veshëmbathje të tillë në ditët e dimrit nuk dilej jashtë bile as deri në oborrin e shtëpisë e lëre për të marrë rrugë më të gjatë. Kështu që fare nuk do të kishin mundësi për tu përballuar atyre ditëve të tmerëshme të dimrit që kafshonin si kafshët e egëra.
Pasi që u përqafuan me fëmijtë e tyre, të cilët i lanë në çastin e fundit të jetës u nisën rrugës. Qëllimi i tyre ishte që të arrinin në katundin Letnicë (dhjetë kilometra lark tyre) pasi që aty kishin shpresë se do të gjejnë më tepër drithë ose miell, për të cilën gjë edhe ishin nisur.



Pjesa e katërt


Dielli me rrezët e tij disi e zbuti pak tokën e ngrirë. Të shkretët burra tani ishin në udhëtim e sipër. Gjysmën e rrugës u kaloj mjaftë mirë sepse edhe koha ishte përmirësuar pak.
Pas dreke koha filloj të ftohët. Veri së bashku me tallazët e borës u sjellte fytyrës së tyre. Duke qënë plotësisht të këputur nga lodhja e udhëtimit të largët që e bërin, u ulën pranë një lumi i mbuluar me një akull të trashë sa një pëllëmbë dore.
Sadik Sadiku pasi e shikoi drejtë në sy shokun e tij shtoi...
Jashar eja të ngrihemi se koha filloi të egërsohet, katundi akoma ndodhet larg. Dielli gati ishte në perëndim e sipër kurse fryma tallazore shtohej dhe rritje minut për minut.
Hej, hej ore Sadik çfarë fakeqësie, u dëgjua zëri i Imer Jasharit.
Hë ore Imer, çfarë ke?
Jo, jo asgjë, por eja, eja se po i ofrohemi mbrëmjës, territ të natës,
Eja Imer të shpejtojmë pak, që të arrijmë sa më herët. Pasi ngrënën për rrugë Jashar Imeri mendonte për diçka dhe tha: Sadik ku shkojmë ne kështu, këtu askush nuk na njeh, të paktën njërin ta kishim njohur dhe të shkonim me plot dëshirëtek ai.
Ska gajle, iu p;rgjigj Sadik Sadiku. Këtu në këtë katund ishin të gjithë shqiptar, prandaj secili prej tyre me kënaqësinë e zëmrës do tu thoshin: ejani sonte te unë, një gojë bukë me krypë por me zemër të plotë, kjo është fjala e pathyer e shqiptarëve.
Madje kaluan një kohë të gjatë pa mos folur njëri me tjetrin. Fshati Letnicë ende ndodhej largë, por mbrëmja ka edhe disa orë. Tani më gati se iu ofruan katundit, dhe dielli perëndoi.Veriu me tallazet e borës vinte gjithnjë e më shumë duke u egërsuar. Kjo stuhi e hollë që ua shponte trupin tej për tej. Lehja e qenëve u jepte zemër pleqëve.
Duke i shpejtuar sa më tepër çapat e tyre u lodhën mjaftë mirë, bile edhe shumë, sa që gjaku i këmbëve i hunëve dhe gojës zuri t’i rridhte gjakë. Pasi që nuk kishin fuqi dhe mundësi të udhëtonin më u ulën rreth një prroni i mbuluar plot akullnajësh dhe aty mbetën gati gjysëm ore.
Mbrëmja u ofrua, ndihet një frymë e hollë dhe e thellë që të shponte dhe prente trupin si një thikë tej për tej, posi një plumbë i pushkës.
Lartë në qiellin e ftohët dukeshin vrimat e kuqe të ajërit nga rrezet e diellit, tanimë edhe më të ftohta dhe të paisura me rrema tallazësh nga bora e madhe që po mbretëronte nëpër faqen e dheut.
Duke udhëtuar me hapa edhe më të shpejtë Sadiku dhe Imeri gati iu ofruan katundit për nga ishin nisur që të shkonin. Stuhia e fortë si valë deti që fryente e bënë të dëgjueshme lehjen e qenëve të katundit. Kjo lehje e qenëve bënte më shumë të besonin në vetën e tyre, më shumë i jepnin zemër, dhe i thonin njëri tjetritË
Allahile ende paska njerëz e gjë të gjalla.
Ja pra, fiks në orën shtatë të mbrëmjës arritëm para shtëpive të katundit Letnicë. Fatmirësisht rrugëve të katundit gjetën mjaftë banor të. Katundarët malësor ishin njerëz të ndershëm, cili do që i shikonte rrugës këta dy jabanxhinjët (të panjohur) u thonin:
Mirë se erdhët, pashë Zotin që u ka falur, ejani sot dhe rrini tek unë, me gjithëse një kafashat bukë edhe ajo me krypë, por me shumë zemër ju them ejani e kalone këtë natë të ftohët, të tmerrëshme dimëri këtu tek unë.
Këto të mjerit ishin të mendimit të lypnin miell nëpër atë katund dhe sërish të ktheheshin natën që t’i takonin edhe njëherë fëmijët e tyre të gjallë. Më në fund për ta kaluar këtë natë të stuhishme dhe të rrezikëshme u gjenden pranë shtëpisë së njërit prej katundarëve i quajtur Baki Jetishi, i cili disi ishte pak më i pasur se të tjerët, mezi dhe zor të madh i ndali të shkretët që të kalonin bujtiën tek ai, dhe të nesërmën sërërish do t’i përcillte për në shtëpitë e tyre.




Pjesa e pestë


Në shtëpinë e Qani Bidos


Dielli perëndoi. Jashtë asgjë e gjallë nuk dëgjohej përveç zhurmave të pandërprera që vinin nga plasja e akullnajave të lumenjëve.
Katundari i mori dy miqt e panjohur dhe i shpuri në shtëpinë e tij. Që të dy miqt i vëndosi në qoshin e oxhakut, gjë që e kanë zakon gati gjithë shqiptarët për pritjen e mikut. U dha darkë dhe i vëndosi në qetësi.
Katundarët të mbyllur nëpër shtëpit e tyre llafoseshin dhe kuvendonin për taksat që kishin për t’i paguar shstetit. Pas darke një nga një katundarët erdhen dhe e mbushën dhomën e Qani Bidos, të cilët kuvendonin për jetën dhe hallët e tyre. Njëri flet e të gjithë të tjerët e dëgjonin.Aty qaheshin të gjitha hallet e jetës... Kush thonte që nuk kam as për nesër miell në maxhe. Tjeri në anën tjetër i përsëriste ata fjalë: halli çdo të bëhet me këtë jetë -thonte tjetri. Kështu bisedimi vazhdoi rresht katër orë, ku në të gjitha orët e lartëpërmendura u rrehën vetëm çështjet e jetës.
Edhe kësaj rradhe vazhdonte e njëjta bisedë, njëri i pyeti miqtë:
Allahile, po si shkoni ju andej,pasi e mirrte përgjigjen nga miqtë, tjetri vazhdonte se si do t’ia dilte në kokë këtij dimri të ashpër; tjetri thonteË allahile bre miq kjo dërzhavë me disa poreze (tatime) shumë keq na ka ngushtuar... Në ora njëzetëenjë mbaroi bisedimi, dhe katundarët u derdhën nëpër shtëpit e tyre, sejcili kush më largë e kush më afër duke dashur t’i nderojnë dhe dëshiojnë një natë të mirë miqtë e panjohur.Pasi u derdhën katundarët bisedimi në mes dy miqëve dhe Qaniut vijoi edhe më tutje. Rruga e gjatë dhe e vështirë i kishte shkëputur dhe derdhur tmerrisht eshtrat e miqëve, prandaj sytë e tyre u katllojshin për gjumë. Kur Qaniu e vëri re këtë situatë e urdhërpo të shoqën e tij që tu shtronte dhe rregullonte shtratin miqëve. E shoqja e Qani Bidos ishte një katundare e nderëshme. Ajo u shtroi miqëve të panjohur nga një dyshek dhe i mbuloi me nga dy jorgana. Kështu i vëndosi të shkretit në qetësinë e trupit dhe në paqen e shpirtit dhe i dëshiroi një natë të mirë dhe kështu iku në dhomëne saj të fletjës.
Por, vallë mundej t’i zinte gjumi?
Tërë natën e lumë që të dy miqt nuk i kishte zënë gjumi. Veçmas kur e dëgjonin tërbimin e veriut dhe grimcat e ftohëta të borës që i sjellnin dritareve, atyre u shkonte mëndja vetëm tek fëmijët e tyre.
Njëri tjetrit i thonin: Po sonte...
Halli i fëmijëve tanë, vallë a do ta gjenin ndonjërin nga fëmijët të gjallë ose jo...As vetë nuk ishin të sigurtë se të nesërmën do të ktheheshin gjallë në shtëpit e tyre.
Nga agimi i hershëm i mëngjezit miqt i zuri një gjumë i rëndë dhe i letzetshëm, sepse dhoma e vogël dhe e nxehtë, ajri i lehtë, të gjitha këtop vepronin nëpër trupin e tyre, prandaj ata edhe e ndieshin mbi vetën e tyre qetësinë e shpirtit dhe paqen e trupit.
Por sido qoftë koha, të nesërmën posa agoi mëngjezi sigurisht do të niseshin për në udhëtim...






Pjesa e gjashtë



Ditë e diell


Halli i miqëve!


Agoi dita, mëngjezi ishte shumë i ftohët. Jashtë asgjë me sy nuk dukej përveç se tymit e mjegullës së dendur që ishin trajta nga thërrmiat e borës. Kjo me të vërtetë ishte një dit siç thoshte një proverbë popullore qeni të zotin nuk e njihte. O Zot koha ishte aq e keqe saqë nuk kishte ku të shkonte më tutje. Tallazi i borës kishte zënë gar në çdo shteg rruge. Sadiku dhe Imrei të shtanguar ngrihen nga gjumi.
Brenda në dhomë hynë e shoqja e Qani Bidos dhe me gjithë zemër i përshëndet miqt: mirë mëngjez miqtë e dashur. Kjo ishste një grua e rë dhe shumë e sjellëshme. Momentalisht që të dy miqëve u pregatiti nga një gotë çaji dhe bukë. Deri sa u ngopën së ngrëri ajo u qëndroi përballë tyre duke u mbjetur edhe një gotë me ujë në dorë. Pasi mbaruan me hajën Sadik sadiku tha:
Nuse silli ata opinga...
Ku shkoni miq të dashur, a nuk e shikoni kohën..I luti që të mos nisen dhe marrin rrugën se për ndryshe do t’ua mirrte frymën tallzi i borës.
Miq sot mos e lëvizni konakun sepse është ditë vdekjeje - u tha ajo.
Jo, ne nuk kemi kohë, sido që të jetë doemos duhet nisur për udhëtim, u përgjigjën që të dy, me një gojë.
Nuse silli ata opinga - sërish i tha Sadiku.
A nuk e keni vëndos me ndjejtë, me ndjetë edhe sonte. Allahile ndoshta po hiqni keq, por ku jetojmë ne gjithmon qendroni edhe ju një pesë gjashtë ditë deri sa të përmirësohet koha, e madje do t’iu përcjellim.
Jo nuse, t’ia dëgjojmë zërin e mirë, u përgjigjën miqtë, besoni që fëmijtë i kemi lënë në çastet e fundit të jetës, dhe nuk dijmë që a do të mund të gjejmë ndonjë të gjallë ose jo, ia priti Jashar Ime.
Pse...pse janë në momentin e fundit të jetës, pyeti me habi e shoqja e Qani Bidos?
Kjo është e gjashta ditë, e gjashta ditë që fëmijët tanë nuk e kanë ndier erënn e bukës, e lëre më me u ushqyer me të - vazhdoi Sadik Sadiku...
Keni ndonjë strajcë për miell?!
Po kemi u përgjigjën që të dy me një gojë.
Pritni pak u tha gruaja.
Duke bërë që të dalë nga dera sërish u kthye si e habitur.
Po si do të shkoni do të mbeteni në rrugë me borë...
Ndashtë nuse - ia priti Jashar imeri, më mirë ne të mbetemi në rrugë se sa...
Se sa kur të shkojmë atje t’i gjejmë fëmijët tanë të vdekur.
Mirë pra mirë, ia mori dy strajcat të cilat ishin të vjetra por të mëdha saqë zishin nga më shumë se dhjetë kilogramë miell. Pasi ua mbushi mir e mir ua dha strajcat dhe shkopijt e tyre dhe pas shumë lutjeve që ia bëri Qani Bido dhe e shoqja e tij, atyre nuk iu mbush mëndja që të qetësohen dhe të rrijnë aty deri sa të qetësohej moti.
Opingat... britën miqtë njëzërit!
Ja opingat...
Tani mundeni me u nisë i tha Qani Bido, që të dy i zuri për dore dhe me thellësinë e zemrës i tha: rrugë e mbarë dhe të fala fëmijëve tuaj...
Mirëmbetëshi ore dashamirë - iu përgjigjën miqtë dhe dolën për udhëtim. Dhe pasi u mbathën dhe u veshën me ata rroba krejtë të grisura, sa që fryma dhe tallazet e borës u hynte dhe u dilte tej për tej trupit, morën nga tridhjetë kilogram miell në shpinë, të cilën ua kishte mbledhur Qani Bido, ku më pak e ku më shumë, u nisën për në udhëtim.
Katundi i tyre Stançiçi ndodhej afro pesë orë largë Letnicës. Këto pesë orë mundej t’i udhëtonte ndonjë djalë i ri, të cilit i vlon gjaku, kështu që sado që ishte ftohtësi e madhe ai mundej që ta përballonte. Ky udhëtim pesëorësh për këta dy pleq ishte aq i gjatë sa që i thonin njëri tjetrit:
Pesë orë udhëtim duket sa pesë javë rresht udhëtimi. Në ndonjë vënd kur ndaleshin të pushonin i thonin njëri tjetrit, ah viran e pafsha këtë jetë!




Pjesa e shtatë


Rruga


Si të melankolizuar nga jeta tepër e keqe e vazhduan rrugën. Kaloi një e treta e rrugës dhe rreth një bregu lumor u ndalën dhe për një çlodhje... Por nga ana tjetër e bregut vënë re ondulacionin e tallazeve të borës. Aty për aty u siguruan se të gjallë nuk do të mundeshin me arritur në shtëpit e tyre. Dita as që vinte në përmirësim e sipër por përkundrazi u bë aq e keqe saqë para syve të tyre nuk dukej asgjë tjetër përveç se tym e mjegull, e trajtuar nga tallazët e borës. Çdo kush e dinte se gjëja më e ëmbël se shpirti nuk ka në këtë faqen e dheut. Prandaj, që ta shpëtonin jetën dhe shpirtin vëndosën që të dy pleqët (me strajcat e tyre në shpinë) të shkojnë edhe tek Hysen aga i cili ishte vëndosur aty që në sundimin e Turqisë, bile me kombësi Anadol... Ky ishte i përmendur me pasurinë e tij dhe mjaftë i njohur si intrigant.
Si çdo kush tjetër as këta dy nuk deshtën t’ia shikonin sytë këtij begu, por fatëkeqësisht nuk kishte asnjë shtëpi tjetër aty afër, përveç shtëpisë së këtij begu. Të mbani në mënd një proverb popullor e cila thot: varfëria (skamja) të shpien në derën e dushmanit (kundërshtarit). Ky është një realitet i madh sepse edhe këta të shkretit vetë verfëria i shpiejti tek dera e begut faqezinj.
Ç’të bëjmë tani ore Jashar, eja të shkojmë edhe tek Zengin Çana...
Jo sadik më mirë eshtë të vdesim këtu se sa ti hymë në dorë të këtij qeni...
Shkojmë Jashar, sepse mu këput dhe mu ndal fryma.
Shkojmë, shkojmë!
Më shpejtë Sadik!
Duke i dhënë edhe një forcë të madhe vetës së tyre u përplasën tek dera e begut por me gjysëm fryme.
Me shpirtë shumë të brengosur i ranë derës së shtëpisë së begut nga dora e Jashar Imerit:
Tak, tak, tak...
Qim vurdi. Me zë krejtë të brengosur vazhdoi Sadik Sadiku:
Fol shqi sepase shqiptar jemi.
Bis istemesëk arnautllari - u përgjigj një grua....
Çfarë thua - pyeti Sadik Sadiku...
Hajt, hajt - u përgjegj ajo.
Eja Zot ndihmo - tha Sadik Sadiku...
Përpara Jashar sepse nuk farohet shteti, se po të vdesim unë dhe ti, do të mbetemi si përmendore, ta kujtojnë brezërit e ri se çpfarë shteti kemi pasur dhe jetua...eja.
Para syve të tyre nuk dukej asgjëb përvetëm se një veri i madh, fryma i fluturonte herë andej e herë këndej. Rrugë me sy nuk shihej. Edhe dita ishte në mbarim e sipër, sepse ditët në dimër ishin mjaftë të shkurtëra. Të shkretët kishin kaluar një të tretën e rrugës, ku Sadik Sadiku i cili ecte më përpara humbej në moçavën e borës, veriu i stuhishëm ia zuri frymën dhe nga goja e tij nuk dëgjohej zë, asnjë fjalë...
Rrezik... dhe në atë çast e mbuloi tallazi i ftohët i borës.
Jashar Imeri posa e pa shokun e tij tha në vete:
Vetëm një herë ta ngjijë shpirtin me miell, duke ngrënë miellin, sepse edhe atë e kishte mpirë veriu i madh dhe posa ia mori frymën të cilin vetë e kishte krijuar.
Ej, ej, bërtit një zë.
Zëri i tij plotësisht i shterrur saqë nuk mun dej ta nxirrte zërin më tepër se sa kur dëgjohet zëri i mizës duke fluturuar, ishte zëri i Imer Jasharit.
Mbeta - u dëgjua zëri i Sadik Sadikut dhe u përplas nëpër borë. Mbi anën tjetër Imer Jasharin e rrokullisi fryma e tallazit të madh dhe menjëherë i mbuloi. Që të dy udhëtarët e shkretë i mbuloi bora e ftohët dy-tre metro dhe i bëri fli e shtangë sikurse një statua.
Pas tre ditësh moti sërish u qetësua. Katundarët e fshatit Stançiç me llopata dhe shatëri dolën për me i kërkuar dhe gjetur dy kufomat e humbura.
Pas katër - pesë orësh punë në moçavën e madhe të borës i gjetën dhe i zbuluan trupat e tyre. Trupi i tyre ishte mpirë dhe bërë posi këmisha e lagët që lihet natën shtang, sikurse ndonjë statua tash më e lartëpërmendur.




Një porosi e fundit:


Ska nevojë për një shtet të këtillë o njerëz, më mirë do të ishte që t'iu këshilloja, dhe vallë do të kem sukses ose jo kjo do të varët nga ju, e unë do të thonja edhe ca fjalë...
Më lëri të bërtas dhe të thërras me tërë fuqin dhe zërin e thellë të shpirtit, jehonën ta lëshoj, bota le ta dëgjoj, sepse në këtë dhe me këtë zë të mbytur, këtë jetë të mjerë në këtë shtetë diktator unë do ta dënojë, çdo rrugë të gabuar të saj njerëzit nga gjeneratat që do të vijnë idhëtirën të mos e jetojnë!!!

07.01.1954.





Bri lumit




Ngjarja ka ndodhur në katudin Sopot

Pjesa e parë

Azem Selmani ka qënë i zoti dhe mjaftë i dashur nga masa. Zotiësia e tij në çdo punë bëri që i tërë rrethi që e njihte ta emëronin dhe mbiemëroj me i shpejtë. Kur u pushtua vëni jonë nga okupatori fshaist, azemi i shpejt nuk i kishte mbushur ende pemëmbëddhjetat. Ai me zotësin e tij i hyri edhe një pune tjetër. Për një muaj mësoi që t’i shkruante gjermat sërbishste. Kjo ishte punë shumë e rëndësishme, pasi shtresat katundare nuk e kanë pasur ndie emrin shkrim dhe lëxim.
Një numër shumë i vogël ishte i atyre katundarëve të cilit dinin shkrim dhe lëxim. Në këtë katund kishste vetëm një prej të cilit Azemi i shpejtë mësoi me shkruar.
Djali i ri, fytyra i shndëriste si ari i pastër, flokët e zeza pak të kthyera, sytë e zi si rrushi, me rroba të harnuara por shumë të pastërta e bënin këtë djalë të dallohej nga të gjithë të tjerët. Çdo kush ia kishte për të mirë. Ai me gjithë se ishte një djalosh i ri, sërishte u nepte këshilla të tjerëve që ishin edhe më të vjetër dhe të mëdhenj se ai. Kur i shikonte se ata bërin ndonjë punë të keqe ua tërhiqte vërejtjen duke iu thënë:
Mos ore vëllezëri sepse nuk bënë kështu, kjo për ne është shumë punë e keqe!
Të gjithë katundarët e donin së tepërmi, prandaj kur mblidheshin nëpër biseda ”muhabete” më së forti koha u kalonte duke biseduar për të.
Ai ka për t’u bërë njeri, thoshte ndokush, e tjetri ia priste: epo djalë të tillë kurrë s’ka për të lindur katundi. Ai punon dhe është i zoti. Nga këto lëvdërime djaloshi dilte nga ndeja dhe nuk kthehej më.


Pjesa e dytë

Azemi i shpejtë ka qënë një djalosh shumë i varfër. Që me kohë babain ia kishin vrarë serbo barkëmëdhenjët, por nuk dihej se pse e kishin vrarë, ndoshta për ndonjë çështjeje politike, prandaj që me kohë i është dashur t’i përvishet punës.
Një ditë mbushi gomarin me drunjë dhe e dërgoi në qytet. Atje u takua me policët bullga. Ata ia grabitën drunjët dhe desh e mbytën në rrafje djaloshin e pafajshëm.
Djali i gjorë i dërmuar nga rrahjet dhe shqelmimet që ia dhanë policët mezi u kthye në katundin e tij. Kur erdhi në shtëpinë e tij duke mos iu shfaqur nënës së tij shkoi i lajti sytë dhe iku drejtë dhomës së fjetjës.
Nëna kujdesej jashtëzakonisht për të birin prnadj iu ofrua dhe duke përkëdhelur me një zë shumë të ëmbël dhe të qetë, siç e njohin të gjithë ëmbëlsirën e zërit të nënës:
Zemër a u lodhe!?
Jo nënë, jo dhe mënjëherë e përqafoi nënën siç e kishte zakon të përhershëm.
Nënë më kanë dërmuar bullgarët!
Uf biri im i dashur dhëntë Zoti dhe qafën e thefshin.
Nënë, më duket se ata që më njohin kanë besim tek unë, apo jo nëna ime e dashur - tha djali duke e shtrënguar edhe më fortë nënën.
Po biri i nënës është shumë e vërtetë fjala e ëmbël. Pra ç’bëre pasi që të kanë besim. Këtu nëna u tregua mjaftë morale dhe serioze. Ajo ishte një katundare e nderëshme dhe punëtore e palodhur. Tërë ditën nuk pushonte duke punuar. I shoqi i saj Selmani (njeri i mençur) i kishte vdekur qç nga herët (i vrarë nga serbet) dhe e kishte lënë me një vajzë Xhemilen dhe djalin Azemin. Shumë kush e veçmas vëllezërit e burrit e dëshironin që të martoheshin me të, por ajo i rrefuzoi aq shumë sa që nuk kishte më nevojë me i thënë ndonjë fjalë për një punë të tillë.
Njëherë desh e përzuri babain e saj kur i erdhi ta nxjerrë nga familja dhe ta martonte ndokun tjettër (fjala është kur i kishte fëmijët e vegjël):
Baba mos ke luajtur mendësh... po ku i lë unë këta dy dritat e syve të mi. Tani më vajza iu ka bërë vashëzë dhe djali burrë i pashëm dhe njeri mjaftë i besueshëm nga çdo kush tjetër qoftë. Vajza iakryente të gjitha punët e shtëpisë e kurse djali ata të fushës. Nëna ishte shumë e lumtur dhe kishte arritur paqen e thellë shpirtërore. Shumë herë natën me plotëkuptimin dhe dashurin e fjalës iu thonte: të keni faqen e bardhë! Madje vajza e bardhë si bora e malit dhe vëllasu i cili plotësisht ishte identik i saj këndonin njëzërit së bashku kënga revolucionare, me seriozitetin më të madh. Këtë natë Azemi i shpejtë u shtri në dhomën e fjetjës. Prej gojës së tij dilte një avull i bashkuar me një erë të këndëshme djelmërie.
Nënë na është bërë djai për martesë, përshpëriti vajza.
Jo motër, ka kohë, tani në trupin tim ndiej një lumturi të paarritur, vazhdoi djaloshi. Martesa çdo kënd e gjenë por jo edhe djalmëria.Djelmëria zhdukët çast e minut ashtu siç zhduken edhe lulët e pranverës. Kështu i përfundoi fjalët dhe krah për krahu me motrën e tij e zuri një gjumë i lehtë por i thellë dhe i ëmbël... E ëma u qëndronte mbi kokë deri sa i kuptonte se fëmijtë e saj flenin qetësisht. Zemra dhe enët e gjakut i punonin rregullisht dhe çdo çast. Ashku i zëmrës e tërhoqi nënën nga djali i saj dhe pa mos t’ia nxjerrur gjumin e mori pranë gjiut saj të ëmbël.



Pjesa e tretë


Të nesërmen Azemi i shpejtë u ngritë herët në mëngjezë. Këtë e kishte shprehi të përherëshme, por kësaj rredhe ishte humbur thellë nëpër sferat e mendimeve.
Lumë nëna që të kam ty më trego ç’ke!
Asgjë nënë asgjë mendoja për këtë popull të mjerë dhe të shkretë, kumboi zëri tingëllues i djalit të ri. Nëna e shikoi me seriozitet. Ishin bërë pesëmbëdhjetëvjeç atë fjalë nga i biri asnjëherë nuk e kishte dëgjaur...
Çfarë thua birë i nënës dhe pse!?
Nëna ime e dashur njëlloj sikur se unë dhe shumë të tjerë ndoshta mija dhe miliona njerëz katundar rrahen nga policët dhe gjandarmërisë... mendo se sa keq ishte që të jesh i rrahur prej dorës së huaj, e sidomos kur nuk e din se pse!
Nëna u prek shumë nga fjalët e të birit të saj.Ajo ishte tepër e zonjë sa mendja nuk ta mirrte.
Biri i nënës katundarët të dëgjojnë, të bëheshin
B i r i i p o p u ll i t, prej gjirit të tij ke lindur dhe të kesh mëshirë për ta!
Të falenderës nëna ime e dashur këta fjalë donja t’i dëgjoja nga goja yte madhore, i tha Azemi i shpejtë dhe me sa fuqi që kishte e shtrëngoi nënën e tij të dashur nga vetja e tij. Kjo është vepra dhe cilësia më kryesore që i caktohet njeriut.
Atë ditë pasi drekuan e rroku tërvelën dhe shkoi që ta pastronte livadhin nga gurët të cilët i kishin sjellur rrëshinat e shirave gjatë vjeshtës dhe dimirit.
Tani ishte fillimi i pranverës, dielli me rrezët e tij kishte nxehur faqet e dheut. Natyra ishte në lulëzim e sipër. Djali punoi tërë ditën e lumë. Kushdo që e shikonte i thonte:
Punë e mbarë ore Azem!
Të mbarë të kesh ore aga!
Fjala agë ka qënë trashiguese që nga koha kur ishste nën pushtetin e Turqisë, prandaj nuk ishte për çudi se Azemi i shpejtë edhe atyre që ishin më të varfër i drejtohej me”agë”, p.sh. aga Pajazit, aga rexhep etj.
Në mbrëmje kur dielli perëndoi, ai si çdo kush tjetër u kthye në shtëpinë e tij, e ëma i dilte përpara duke pyetur me plot dashuri:
A u lodhe o shpresë e jetës sime?
Jo, moj nëna ime jo, nuk jam i lodhur. Këtë e bënte qëllimisht që t’i ringjallte shpresë dhe dashuri nënës së tij. Si askush tjetër Azemi e donte tepër nënën e vet, prandaj asnjëherë nuk e kishte hidhëruar. Nënat e tjera e shikonin këtë djalë si një mollë të ëmbël e cila ruhet në sandukun e robeve të reja.
Azemin e shpejtë e donin së tepërmi edhe shokët e tij. Sa herë që shkonte në ndeje që të gjithë e rrethonin dhe e lusnin që ai t’iu tregonte ndonjë gjë ose ngjarje të re.
Saqë u kthye nga puna darkoi dhe i tha nënës së tij:
Nëna ime e dashur me lejën tënde po që don ti do të shkoj sonte në ndeje te aga rasim. Nëna kurrë nuk ia kishte prishur dëshsirën e tij. Kësaj here ajo e dinte se djali i saj nuk shkonte për llafosje dhe muhabete por për ndonjë punë politike prej së cilës me mija njerëz ishin vrarë, mijëra njerëz ishin burgosur dhe internuar, por ssërish dhe jashta vullnetit të saj me plot dhembje e lëshoi të birin, duke e porositur:
Ecë biri im, shko por mos u vono!
Natë pranverore me plot ndjenja të thella... lartë në qiellin e pafund dukeshin yjet e panumërta e poshtë mbi tokë ndokund ndokund dëgjoheshin cicërrimat dhe imittimet e zogjëve, shushurimat e dushkut të thatë i cili binte prej flladit të lehtë dhe të këndëshëm, gurgullima e lumenjëve, era e këndëshme e natyrës, asgjë më të bukur nuk kishte mbi këtë faqen e dheut se kjo panoramë e bukur pranverore.
I mbushur me këto ndjenja të bukura dhe madhështore djaloshi fshani dhe shtoi:
Kohë më e bukur për luftë është vetëm kjo kohë!
Kështu plotë dhe përplot në mendime u kthye në shtëpinë e agës Rasim.
Aga Rasim.
Eja Azem!
Kësaj rradhe e vërën re se Azemi i shpejtë e kishte ndërruar atmosferën e fizionomisë së tij, që e kishte pasur që më parë. U fut në dhomë dhe asnjë fjalë nuk e nxorri nga goja. Të gjithë moshatarët e tij e rrethuan.
Ç’ka ngjarë ore Azem?
Asgjë ore shokë, asgjë - iu përgjigj Azemi i shpejtë.
Mixha faik e pyeti djalin e ri:
Hë pra Azem i shpejtë, çfarë të ka ngjarë?
Djaloshi e shikoi drejtë në sy. Sytë e tij të zinj si rrushi dukeshin se iu përgjegjën mixhës Faik.
Paqe mbi tokë dhe nën qiell për njerëzit e mirë, prej gojës së tij doli përgjigje e vrullëshme dhe revolucionare:
Hapëni sytë dhe shikoni se ku gjendemi. Madje shpërvëloj shpinën duke ia treguar atyre gjurmat e tmerrëshme që i kishin mbetur që atëherë kur e rrahën policët. Xha Faik më kanë rrahur dhe dërmuar pooliccët bullgar duke më sjellur me gjithçka në trupin tim. Nuk e ndie vetën a jam i gjallë ose i vdekur.
Mixha Faik ishte një plak i mençur dhe i matur. Ndokur kishte pasë qënë trim i madh dhe i fuqishëm lufte. Në një luftë të rrezikëshmem e kishte pas humbur të pamurit. Ai saqë i dëgjoi fjalët e Azemit të shpejtë ia nisi fjalimit:
Djamë të dashur, ju jeni shumë të rinj, ne e çuam siç e çuam këtë jetë. Kohën më të bukur dhe lumtur të djemërisë tanë e çuam në errësirë dhe në etër. Pa shikoni...më dëgjoni diçka, ju fare mos i hyri asaj errësire. E nëse hyri në atë errësirë nëpër të cilën kaluam ne dhe gjyshërit tanë, ku edhe ende gjendemi nëpër të, asnjëherë nuk keni për të parë dritë të bardhë me sy. Mbi juu asnjëherë dhe kurrë nuk kanë për të rënë rrezet e diellit (duke folur kështu axhës Faik i rrjedhnin lotët po si lumi i vërshuar... e që mos ti hyri kësaj errësire, vazhdoi axha Faik, djemtë e mi të dashur duhet rrokur armët në dorë qofshin turfuk, sopat, sat, kazmë, të gjitha ata armë prej të cilave e nxjerrim bukën e gojës. Rëndëni pas armikut ditë e natë. Djelmosha e keni dëgjuar diçka.. Ja andej nga kodrat e larta qëndron shpresa më e afërt e liirisë...Atje gjenden djemtë tanë viganë dhe heroik...
Rëndëni, rendëni andaj nga kodrat, dhe për udhëheqës ta keni Azemin e shpejtë.
Rroftë, rroftë Azemi i shpejtë, u dëgjuan dhe shtuan brohoritjet e shokëve që gjendeshin në shtëpinë e agës Rasim. Madje axha faik që t’iu ndjedhte edhe më shumë zemër të rinjëve, vazhdoi: sot krahu i juaj mundet të bëjë çdo gjë. Sot këmba juaj mundet të kalon dyzet kodra dhe male në orë, heee more bijtë e mij, kur isha si ju, natë e ditë kam punuar, por tani u lodha sepse vetë vitet janë lodhur dhe mëka lënë fuqia dhe tani nuk mundem këmbën me e luajtur nga pragu i derës, me kaq përfundoi bisedën axha Faik.
Këto fjalë e prekën shumë Azemin e shpejtë dhe atë natë pas fjalëve të axhës Faik nuk ndejti më tepër se një orë. Pastaj ndeja u derdhë më herët se natët e tjera të dimrit. Kjo rrjedhte nga shkaku sepse të nesërmen duhej filluar puna më herët dhe se nata ishte e shkurtër, nuk ishte si në dimërin e gjatë, të cilën nuk mundeshin ta kalonin ndryshe përvetëm se me muhabete.


Pjesa e katërtë


Çeta e re...Atë natë pasi u kthye prej ndjes, kaloi një kohë e gjatë duke u menduar, për fjalët që ia tha plaku i urtë dhe i mençur.fjalët e axhës Faik i kishin hyrë thellë në zemër, tërë natën nuk e zuri gjumi duke menduar për jetën e popullit dhe të kaluarën e tyre dhe si të realizohej çlirimi i plotë ki vëndit i cilii ndoshta ishte mu në pragun e agimit.
Shpeshherë mirrte copa letrash dhe provonte se a ishte në gjëndje për të shkraur diçka ose jo. Kur e ndiente vetën se kishste shkruar diçka ngrihej në këmbë dhe me zë të ulët përshpëriste: tani e ndjej vetën time, tani jam në gjendje me kryer punë aktive në organizimin e çetës.Fytyra e tij e njomë e bardhë si bora, mustaqet sa i kishin filluar t’i dalin vënde vënde, me gjithëse ishte shumë i ri ai mori vëndim dhe qëndrim shumë të rëndësishëm për Rr e z i q e t.
Shokët i paramendonte sikur ata të kishin rrethuar rreth e qark, prandaj me plot gëzim vazhdoi: çeta e re, shpresa dhe drita e popullit, nga agimi i mëngjezit kur rrezet e diellit por i freskët që ta kënaq shpirtin, kur an e mban natyrës mbretëronin këngët dhe cicërrimat e pandërprera të zogjëve shtegëtar (bylbylave, qyqeve, pëllumbave etij) e kishte zënë gjumi i rëndë i mëngjezit. Ai ishte humbur nëpër ëndërrimet e djalmërisë...Ëndërronte për çlirimin e plotë të vëndit, organizimin e çetës së vogël e cila do të kryente ndonjë punë heroike. Tëra këto ëndërra që i mnedoi atë natë më vonë iu bënë realizime.
Të nesërmën në mëngjez kur ddielli i pranverës ishte ngritur lartë mbi horizonte u zgjua nga gjumi. E ëma i shkoi pranë, iu ofrua dhe e pyeti:
Pse biri im i dashur sot flete kaq shumë?
Nëna asnjëherë në jetën e saj nuk e kishte parë djalin e shpjetë që të flente der

Buy This Book

As an Amazon Associate and Bookshop.org affiliate, BookOrb earns from qualifying purchases.

Write a Review

Sign in to write a review.