Zemra e fundit

by

1.2 hrs read
Rate this book:
289 pages 2008

About This Book

ANALIZE E DETAJUAR E ROMANIT
Romani Zemra E Fundit
Autorja : Erjeta Kici
Botuar ne shtepine botuese EMAL Tirane 2008

"Zemra e Fundit " e shkrimtares Erjeta Kici është një vepër epike , subjekti i saj eshte i konceptuar shumëlinjshëm dhe teper i larmishëm, përsa u përket mardhënieve të karaktereve, raporteve që ekzistojnë midis episodeve të tipit të konfliktit , mbizotërimit të veprimit të brendshëm apo të jashtëm e skemës së brendshme.
Në roman koha , hapësira , ritmet , paraqiten si kombinime paqësore e jopaqësore që kushtetzojnë kontradiktat e botës së njeriut . Kjo bën që veprimi herë të zhvillohet shtruar pa shpërthime e kalime të menjëherëshme . Raportet e ndryshme kohore që krijon romancierija burojnë natyrshëm nga thelbi i personazhit kryesor Antonios dhe i ngjarjeve të krijuara , faktorë të përhershëm , që me pozicionet e veta . luajnë rol në strukturën e veprës. Ritmi i veprimeve , përcaktueshmëria në kohën e ngjarjeve dhe aksioneve , vjen në romanin tone në raporte shtrirjeje nga më të ndryshmet , sipas pozicionit që merr autorja në rrëfimin artistik . Në këtë roman ngjarjen e rrëfen personazhi kryesor Antonio postomortum pas 30 vitesh. Ky roman nis bukur dhe njëkohësisht me një material misteri te mbështjellë , që te bën ta klasifikosh ne librat e verdhë.
" Nuk janë petale luleshato qe po bien mbi trotuar tani,por gjethe pemësh.
Nuk është era ajo që po vërshëllen ne veshët e mi tani , por klithma e një shpirti.
Nuk është pishinë e pastër me ujë kristal ajo që po duket në horizont,por një gropë e madhe e hapur pa përmasa , me gjol e dhe të zi mbuluar nga të dyja anët.
Nuk është rrugë si të gjithë rrugët e tjera ajo qe të shpie këtu,por dredha gjarpëri.
Asfaltet , nuk kanë njohur kurrë aromën e luleve.
Zogjtë nuk ulen të kendojnë në keto plepa , nuk i dëgjon njeri.
Mbrëmja vjen e para këtu e nuk di të pushojë.
Ja pra, pse ky vënd është i veçantë nga të gjithë vëndet perreth.
Nata këtu nuk është pak e egër , është një monster.
Brënda këtij pylli , nuk fshihen veç kafshë të egra, por dhe sekrete që askush nuk i di.
Brënda kesaj hapesire fshihen aq shumë eshtra,saqë as gjahtarët s'i imagjinojnë se ekzistojnë.
As ujërat e pista e reshjet e forta,nuk mund të hapin ato plage.As kur debora bie shul e mbush çizmet me ujë,nuk mund të flasë me gjuhën e lotit.
Ato të vërteta që fshihen këtu , të kallin tmerrin.
Eshte nga kjo kodër ku ndalem shpesh e shikoj qytetin ku u linda e u rrita në pellembë të dores,Torinon,plot drita e gjallëri.Kur mbrëmja vjen ngadaltë,si tani,unë ulem në nje cep të kodres , siç bëja kurisha fëmijë e numëroj dritat qe ndizen ngadalë-ngadalë,një nga një,çast pas çasti nga një cep i qytetit në tjetrin , si yjet ne qiell.
Ja ! Një shenjë e fortë fati po më thërret në çast. Ngjis rrugën e pjerret te kodrës e reshjet e lehta më shpien te shikoj aktin e një njeriut që dridhet nga ai gjak.
Ja! Aty brenda atij pylli u shtua nje tjeter kufome. Ai po varros dike në atë gropë të madhe , të hapur pa përmasa e sot , sot nuk jam unë ai që po kryen një xhest te tillë , por dikush qe unë e rrita e bëra burrë,nje djalë me zemër të paster e të sinqertë.Atij që unë i dhashë gjithçkà kisha e i urova lumturinë e ai............
Ai ishte im bir , Akili ! "
Pra e kuptojmë që në fillim që struktura e këtij romani nuk është ajo tradicionalja , ku sipas organizimit të brendshëm të tij ,do të mund të dallonin një kurbë ,e cila , në ç'do vepër drejtohet , lakohet , ngrihet , apo ulet sipas kordinatash nga më të ndryshmet .Struktura e romanit fillon nga konkluzioni ku pika kulmore zgjidhe qe në fillim duke qenë vetë personazh i vdekur që rrëfen ngjarjen. Më pas autoria , me një origjinalitet të veçantë pa humbur interesin e lexusit për asnjë çast , rifillon të tregojë ngjarjen nga e para.
Antonio e Akili , atë e bir ne jetën e tyre normale të perditshme dhe që në kapitullin e parëhyn dhe Adi një ndër personazhët kryesor të romanit. Antonio nje Italian me preardhje greke që mendonte se Zeusi , mbret i Zotave , ekzistonte dhe për më tepër i fliste.
Ai kishte një vazo të marrë nga atdheu i origjinës së tij , dhe ishte betuar para Zeusit se në të do të fuste pesë zemrat e femrave me lidhje gjaku nga familja e vet ne nder të tij.
Adi një shqipëtar i lindur e rritur në Tiranë,djalë i vetëm i familjes Tafai. Një i ri që mbase si shumë të tjerë , për të qenë i pavarur e nën hijen e të atit , emigron në Itali.
Dy linjat e SUBJEKTIT takohen në Torino, atje ku zhvillohen dhe ngjarjet e romanit.
Tanimë në kapitullin e tretë nuk është më personazhi ai që rrëfen ngjarjen , por vetë autoria. Ajo nuk mban anën e askujt dhe lë vetë lexuesin të gjykojë për veprimet e personazheve.
Por ç'lidhje kishin personazhet me njëri -tjetrin ? Këtë autoria e ( shpjegon ) na e tregon duke na treguar botën e jashtme dhe të brëntçme të personazheve.Ajo e shtrin ngjarjen në kohë të ndryshme të zhvillimit derisa dy personazhet kryesorë takohen me njëri-tjetrin dhe pastaj e përshkruan atë në kohë paralele në vënde të ndryshme. Pra Torino ( Itali ) , Tiranë ( Shqipëri.)
Në hapësirën kohore të romanit ajo përshkruan Adin më 1993 kur ai ndjek studimet ne Politeknikumin e Tiranës me shoqërinë e tij të ngushtë.Ajo tregon bukur,me ndjenjë lidhjen e Adit me të dashurën e tij , Rozanën. Vetë kjo linjë ndahet në dy nënlinja. Linja e mardhënies së Adit me familjen dhe Rozanën. Këto dy nënlinja , ndërthuren kur Adi ndërpret lidhjen e tij me familjen , për shkak të Rozanës. Antonio , nga ana tjetër jetonte ne Torino. Vëzhgon lidhjen miqësore te djalit te tij Akilit me Adin dhe ne bodrumin e shtëpisë së tij , përulet përpara fuqisë së Zeusit. Kupa tashmë kishte tre zemra , atë të gruas së tij, te vajzës Gaiës , Mirandës të motrës. Mungonin vetëm dy zemra. Cilat do të ishin ato ? ç'lidhje kishte Adi me zemrat e Antonios ? Antonio fton nëpërmjet bashkpuntorëve të tij Adin , në shtëpinë e tij për disa " punime ". Ndrkohe ai thurte plane të vriste mbesën e tij ( vajzen e Akilit ) dhe fajin për krimet e tij t'ia hidhte Adit . Dhe ashtu ndodh. Adi akuzohet per vrasje , mirëpo para se të arrestohet , ai bie nga ballkoni i shtëpisë se tij dhe hyn në koma. Ka tashmë tre muaj që nuk e ka parë dritën e diellit me sy. Pranë vetes ka prinderit e tij dhe Rozanën , dashurinë e jetës së tij.Në spital në koridor me ta ndodhet Antonio. Ai përshëndetet me ta , shkon tek Adi e i flet në koma. Ai i tregon atij historinë e jetës së tij . Ishin vitet 20 kur gjyshi i tij nje nga tregtarët më të medhenj , martohet me gjyshen e tij. Nje vajze pasanike Italiane qe benin tregti bashkë. Ata u trasferuan në Venezia tek prindërit e saj. Ai vit ndodhi fatkeq. Ata shitën ç'kishin dhe u trasferuan në Torino , ku i vdes nëna. Më 1942 babai i tij futet në batalionin Italian , si ndihmës mjek në Shqipëri. Atje ai me ardhjen e Gjermanëve u strehua në një familje Shqipëtarësh ne Pogradec. Ai atje u dashurua me njërën nga dy vajzat e këpucarit . Njëra martohet në Elbasan , tjetra , gjyshja e Antonios ,trasferohet pas lufes , me gjyshin e tij në Itali. Pra e ëma e Rozanës dhe gjyshja e Antonios ishin motra.Por nëna e Rozanës kish vdekur dhe tani ishte Rozana ajo që zinte vendin e saj ,pra zemrën e fundit në kupën e zemrve të Zeusit . Pra Antonio kishte gjetur zemrën e fundit.Adi megjithëse ne koma kuptonte te gjitha fjalët . Ai i dëgjoi me veshët e tij krimet që kishte kryer Antonio dhe krimin makabër që do të kryente mbi Rozanën e tij të dashur. Ai zgjohet nga koma dhe dëshiron të flasë me Akilin shokun e tij të ngushtë. Ndërko hëna po mbushej e plotë. je gropë e madhe filloi të hapej në pyllin pranë shtëpisë së Antonios. Rozana mysafire në shtëpinë e adhurueesit të Zeusit. Akili i njoftuar nga Adi niset për në shtëpine e të atit që po behej gati të vriste Rozanën,por ai e pengon. Tashme në atë gropë të madhe që ai hapi për të, ra vetë brënda,. Jeta vazhdoi pa të. Autoria tani librin e mbyll me nje qiell te pastër , të kundërtën e asaj që nisi romanin.
" Nuk janë gjethe pemësh ato që po bien mbi urë tani,por petale lulesh.
Nuk ështëklithma e një shpirti ajo që po më dëgjojnë veshët ,por era që përkedhel mimozat e çelura në pemë.
Nuk është pishinë e madhe me ujë të turbullt ajo që shfaqet përpara syve të mi tani,por liqeni artificial i Tiranës.
Nuk është rrugë si të gjitha rrugët e tjera ajo që të shpie këtu , por parajsa e vërtetë.
Zogjtë ulen të këndojnë në këto pemë.
Mbrëmja pushon e qetë pranë tij.
Asfaltet kundërmojnë nga era e luleve.
Ja pra ! Ky është vendi ku u rrita. Ky është qyteti im. Ky është vendi që më solli ne jetë e në këtë vënd dua të mar frymë lirisht këtë dite maji , si asnje dite tjetër..
Kjo është Tirana ime ! Sot më e bukur se kurrë........."

ZEMRA E FUNDIT është një roman ku realja thuret bukur me fantazinë. Gjetjet e autores për ndërthurjen e linjave me njëra-tjetrën ndodh natyrshëm , megjithëse këta lidhje do të zgjidhen ngadalë dhe mbajnë në ankth lexuesin deri në momentet e fundit të librit.
Në te 88 kapitujt , vihet re një konflikt që gjen zgjidhje brenda kufinjve të veprës . Që në fillim autoria rikujton skena nga e kaluara të cilat s'i takojnë çastit të zgjidhjes së subjektit në vështrim të parë ato janë jashtë tij si në aspektin kohor ashtù dhe hapësirë ,por që hapin dritare në të kaluarën jo të largët të personazheve dhe ndihmojnë për të kuptuar zhvillimin dhe mprehjen e mëtejshme të konfliktit . Një tjetër detaj i rëndësishëm i pjesës është " Rastësia".
Ajo shfaqet në roman si një domosdoshmëri për të krijuar rrugë e fate të reja që të çojnë në zgjedhje sa më të llogjikshme aq dhe të papritura që nuk prishin harmoninë e subjektit.

Buy This Book

As an Amazon Associate and Bookshop.org affiliate, BookOrb earns from qualifying purchases.

Write a Review

Sign in to write a review.