"AGOJ", piano album for childreen
View on Open Library ↗

"AGOJ", piano album for childreen

by

Rate this book:
2010

About This Book

Ky është i pari album me miniatura pianistike, pas viteve 1990, i mbështetur mbi këngë popullore nga të gjitha trevat e vendit, i cili shkruhet për fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Muzika popullore tradicionale, kjo trashëgimi e rrallë shpirtërore, të edukon veshin muzikor me ndjenjën e bukurisë melodike, pasurisë ritmike si dhe me muzikalitetin e gjuhës së kënduar. Albumi është si një udhëtim tingullor nëpër vendin tonë, duke filluar nga Përmeti, Dropulli, Kolonja, Korça, Vlora, Berati, Elbasani dhe Shkodra, për të përfunduar në Kosovë. Pjesët e albumit që ju fëmijë do të mësoni të luani në piano, përfaqësojnë disa nga meloditë më të bukura të muzikës sonë popullore, e cila është vlerësuar edhe nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit” në vitin 2005. Përmes njohjes së diversitetit kulturor dhe larmisë së muzikës popullore, do të jini më të përgatitur për të kuptuar dhe dialoguar kulturalisht edhe me muzikën më të mirë botërore.

Buy This Book

As an Amazon Associate and Bookshop.org affiliate, BookOrb earns from qualifying purchases.

Write a Review

Sign in to write a review.