Biography

Lindi në Sarandë në vitin 1937. Mbaroi liceun Artistik "Jordan Misja" për pikturë. Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin Histori-filologji të Universitetit e Tiranës, ku u diplpmua për gjuhë dhe letërsi shqipe. Punoi në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e Librazhdit. U tërhoq nga redaksia e revistës "Ylli" organ i K.Q. të PPSH, ku punoi si redaktor. Më pas për mungesë të garancive politike, u kthye sërish në Librazhd. Punoi mësues në shkollën e mesme dhe me ndërrimin e sitemit, u emrua shef në drejtorinë arsimore të rrethit. Në vitin 1995 u vendos familjarisht në Tiranë ku punoi redaktor në shtëpinë botuese "Milosao". Ka shkruar vëllimet poetike:"Tinguj malesh"(1969),"Krahët e erës"(1972), "Ninullat e hekurit"(1984),"Driteret e prillit"(1994), "Katër plagë të Shqipërisë në katër poema"(1999), poemën"Nënëmadhe Fterra"(2007). Vëllimet me tregime:"E fshehta tronditëse"(1999),"Klithmat e mishit të bardhë"(2006). Romanet: "Ujësinor"(1976),"Era e kësaj kohe"(1984),"Lakmia"(2000),"Maturantët"(2002),"Damkosja e engjëjve"(2004),"Vajza e kyçur"(2007),"Marrëzia e madhe"(2008),"Matura e paharruar"(2009). Botimet e tij janë tërhequr nga Bibliotekat e disa shteteve të mëdhenj në Europë e në shtetet e Bashkuara të Amerikës.