Biography

Sejfedin Sulejmani

Wikipedia-Free Enciclopedia

U lind më 30 maj të vitit 1938, në fshatin Izvor të Kumanovës, dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2007, në Shkup.



Artikulli kryesor

Biografia

Sejfedin Sulejmani

Jeta e hershme


Filozof, poet, dramaturg, eseist, publicist, politikan dhe patriot, është i lindur më 30 maj 1937 ose 1938 në fshatin malor Izvor të rrethinës së Kumanovës. Rrjedh prej një familje të varfër malësore. Për shkaqe të kushteve materiale dhe rrethanava të kohës së atëhershme i ati dhe e ëma e tij ishin të pashkolluar. Sejfedin Sulejmani katër klasët e para i kreu në vendlindje, ndërsa katër të tjerat në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Në vitin 1953 u regjistrua në shkollën normale të mësuesërisë Liria në Shkup të cilën e kreu në vitin 1958.
Gjatë kësaj periudhe u njoh me shumë veprat e filozofëve dhe poetëve klasikë grek dhe latinë, si dhe me filozofë të mesjetës dhe renesanës.Treshi i vjetër filozofik antik Sokrati-Platoni-Aristoteli për Sejfedin Sulejmanin ishin shtylla të filozofisë dhe kulturës antike greke.Dialogjet e Platoni dhe Poetika e Aristotelit ishin veprat të cilat shënuan pikënisjen në shkencat filozofike. Poemat e Homerit "Ilida dhe Odiseu", Virgjilit "Eneida", të Dantes "Komedia Hyjnore", pastaj tragjeditë e Eskilit, Sofokliut, komeditë e Aristofanit e të tjerëve i kishin shfaqur interes të veçantë dhe u kishte përkushtuar vëmendje. Poashtu edhe oratori i famshëm Ciceroni ia kishte tërhequr vëmendjen këtij dajloshi të talentuar.Jo më pak kishin ndikim edhe klasikët tjerë si Shekspiri, Rasini, Bajroni, Gëte, Pushkini,Tolstoi, Dostoevski e të tjerët.
Filozofia shqiptare për Sejfedin Sulejmanin kishte një vend të veçantë dhe preokupim prioritar. Personaliteti i Skënderbeut si hero kombëtar dhe arbëria kishin nxitur që atëherë patriotizmin në ndjenjat e Sulejmanit. Jo vetëm që me përkushtim që i lexonte veprat e shkrimtarëve edhe të vjetër edhe të rij shqiptarë por për ata filloi të ndërton jo vetëm dashuri por edhe adhurim. Rilindja Kombëtare ishte shtylla kryesore e insipirimit dhe motivimit. I inspiruar nga idetë dhe dashuria patriotike e këtyre krijuesve, S.Sulejmani shkroi përmbledhjen e parë të poezive me motiv patriotik “.Drita e kohës së re.” Në këto poezi, përmes vargjeve të bukura, thellësisht dhe fuqimisht shfaqë ndjenjën e thellë patriotike. Gjatë shkollimit në Normalen e Shkupit u dallua si nxënës i zellshëm dhe komunikativ. Krijoi shoqëri me shumë nxënës të tjerë shqiptarë që vinin nga tërë Maqedonia, madje nga Kosove dhe Lugina e Preshevës. Në mesin e tyre garonin në mes veti dhe me grupe në shumë lëndë për të sprovuar arritjet dhe dituritë. Nga kjo metodë garimi, jo vetëm Sulejmani, por edhe të tjerët, përfituan një përvojë të shfaqjes së dituirive dhe aftësive intelektuale e cila në të ardhmen do të reflektom pozitivisht te Sulejmani. Për shkak të gjendjes tetjet të vështirë ekonomike familjare, besimit dhe ndreshmërisë drejtoria e zgjodhi për përgjegjës të sektorit për furnizime në kuadër të shkollës.
Shkollën normale da ta kryen me sukses të shkëlqyeshëm. Maturoi në vitin 1958, dhe iu dha e drejta që me këtë diplomë mund ta ushtronte detyrën e mësuesit në shkollën fillore. Kur Sejfedin Sulejmani e kreu Normalen në Shkup ishte në hovin e studimeve. Shkaqet e vështira ekonomike e detyruan atë që të punësohet si mësues në shkollën fillore “Bajram Shabani” të Kumanovës në vitin 1958. Në këtë kohë ishte i martuar dhe punësimi ishte më se i nevojshëm. Megjithatë, pas dy vite pune ai vendosi që t’i vazhdon studimet universitare në Shkup. Në tetor të vitit 1960 u regjistrua në Fakultetin Filozofik në Shkup. Gjendja ekonomike nuk e lejoi që ta shijon jetën studentore. Kjo e shtyri këtë student të ri dhe të talentuar që katër vite studimi universitar t’i kryen për dy vite. Diplomoi në qershor të viti 1962. Këto vite studimi i kaloi në gjendje shumë të vështirë ekonomike me kushte shumë të vështira të studimit. Këto kushte të vështira nuk e ndalën dhe as nuk ia dobësuan karakterin këtij studenti por përkundrazi e stimuluan dhe ia përforcuan karakterin që jo vetëm që me sukses të madh kryen studimet por edhe të krijon imazh dhe përshtypje te profesorët e Fakulteti Filozofik në rrethin e të cilëve kishte profesorë me famë Europiane nga Zagrebi, Republika e Kroacisë. Profesoresha e famshme kroate Zagorka Miqiq kishte mbetur e fascinuar nga ky student i talentuar sa që disa vite pas diplomimit, në vitin 1967, do ta viziton Sejfedin Sulejmanin nga Zagrebi në Kumanovë. Gjatë studimeve universitare Sulejmani edhe më thell do t’u përkushtohet filozofëve të antikës, Renesanës dhe atyre bashkëkohërë. Treshi antik Sokrati-Platoni-Aristoteli do të zënë vend të veçantë në studimet e tija. Në filozofinë bashkëkohore, përveç tjerëve, do t’i thekson Spinozën-Lajbnizin-Volterin, e sidomos treshin e famshëm gjerman Kant-Hegel-Marks. Përveç filozofisë klasike, Sulejmani interes të madh shprehu edhe në etikë, sociologji dhe estetikë. Këtyre disiplinave filozofike u dha po aq rëndësi sa edhe filozofisë klasike.
Pas përfundimit të studimeve gjendja e vështirë ekonomike familjare në Kumanovë nuk e lejoi që Sulejmani të përpiqet të mbetet asistent në Fakultetin Filozofik. Ai patjetër duheshte të kthehet në Kumanovë që të punon aty ku e kishte edhe familjen. Kështu më 1.09. 1962 do të emrohet profesor i parë shqiptar në gjimnazin e Kumanovës. Si kuadro i ri dhe talentuar nuk ra në sy të mirë në rrethin e profesorëve mendjemëdhenj dhe shovenistë. Ata te Sulejmani shihnin konkurencë të fuqishme dhe rrezik në autoritetin e tyre. Këto vese dhe veti nuk e mundonin S.Sulejmanin. Me punë, sjellje, angazhim dhe aktivitete shpejt e përfitoi rininë Kumanovare dhe te nxënësit, me metodat dhe mënyrën e punës, jo vetëm që krijoi afërsi por njëkohësisht edhe autoritet të cilin nuk e gëzonin asnjë profesor tjetër në gjimanzin e Kumanovës. Pikërisht këtu qëndronte frika te kuadri mësimdhënës maqedonas (në mesin e të cilëve kishte edhe serbë). Për rininë dhe nxënësit S.Sulejmani ishte idol i tyre. Me veprimin e tij konstruktiv te rinia dhe popullata kishin respekt shumë të madh ndaj prof. Sejfedin Sulejmanit
Në këtë periudhë Sejfedin Sulejmani ia dha vetës një detyrë shumë të rëndësishme. Kjo ishte zhdukja e analfabetizmit dhe arsimin e popullatës së rritur dhe të moshuar. Për këta organizoi kurse të vazhdueshme për kryerjen e shkollës fillore. Këto kurse do të praktikohen edhe në të ardhmen që popullata shqiptare të kryente filloren, e kështu të u mundësohej punësimi që për kriter ishte të kenë të mbaruar shkollën fillore. Në vitin 1968, për shkak të vendosje së flamurit kombëtarë në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, lëshohet fletarresti për paraburgimin e tij nën akuzën e nacionalizmit shqiptar. Autoriteti dhe imunitetin që e kishte e shpëtuan S.Sulejmanin nga privimi i lirisë.
Më 18 Nëntor 1969 u themelua Universiteti i Prishtinës. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit. Universiteti i Prishtinës ishte një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë e shqiptarëve në ish Federatën Jugosllave. Ambicijet e Sejfedin Sulejmanit ishin që në këtë universitet të themeluar të jap kontributin e vet dhe të ndërton gjenerata të reja e të forta të ardhme shqiptare. Paralel me këtë, Sulejmani disa herë ishte i ftuar që të vendoset në Bruksel të Belgjikës dhe atje të ushtron profesionin e tij. Megjithatë, ai u përcaktua për të parën. Këtu vendosi të mbetet dhe të kontribuon për popullin shqiptar. Paraprakisht ishte dëshmuar me botimin e disa veprave si dramat: “Shkëndijat e para”,1969, “Rrugët e fatit”,1969, dhe “Abelardi dhe Heloiza”,1970; veprën filozofike “ Disa aspekte kontemplative mbi filozofinë e jetës”,1970 si dhe punime të ndryshme me karakter filozofik, poetik dhe letrar mbi filozofinë botërore dhe shqiptare në gazetat “Flaka e vëllazërimit” Shkup, “Rilindja” në Prishtinë, pastaj në revistat “Jehona”, Shkup, “Përparimi”, “Jeta e Re”, “Fjala” në Prishtinë.
Në maj të vitit 1971, Sejfedin Sulejmani emrohet profesor në Fakultetin Filozofik- katedra e filozofisë-sociologjisë dhe do të ligjeron drejtimet filozofike,etikë dhe estetikë. Për shkaqe dhe intriga politike të kurdisura nga qarqet antishqiptare dhe të ndihmuara prej një grup shqiptarësh me peshë në vetë qarkun e Universitetit Prishtinës, më 22 qershor të vitit 1982 Sejfedin Sulejmani suspendohet nga detyra e profesorit inordinar në Fakultetitn Filozofik. Gjatë kësaj periudhe universitare jo vetëm që krijoi autoritet te rinia shqiptare kosovare, nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, por ishte edhe sinonim i forcave progresive stundentore shqiptare. Në këtë periudhë botoi një varg veprash nga filozofia, sociologjia, estetika. Më 31.12.1973, do të mbron Tezën e Disertacionit të Doktoraturës në Universitetin e Prishtinës në temën: “Mendimi filozofik mbi veprat e Naim Frashërit”, dhe do të shpallet doktor shkencave filozofike. Ishte doktor i parë shqiptar në Maqedoni, ndërsa i treti në Kosovë. Sipas kërkesave të vetë S. Sulejmani në këtë universitet nuk ishte me vendim të rregullt të punës, por të çrregullt.
Në vitin 1969 Sulejmani u emrua drejtor i dramës shqipe në Teatrin e Kombësive në Shkup ku qëndroi dy vite. Në repertoarin e këtij teatri u dhanë premiera nga klasikët e dramaturgjisë botërore si Eskili, Sheklspiri, Ibzeni etj, si dhe nga autorët shqiptarë dhe jugosllavë. Paralel me këtë detyrë ishte edhe anëtarë i Këshillit redaktues në revistën Jehona, e pastaj në vitin 1971 u emrua kryeredaktor, ndërsa kur në të njëjtin vit kur emrua për kryeredaktor i gazetës “Flaka e Vëllazërimit”, këtë revisti ia bashkangjiti të njëjtës gazetë në të cilën ishin edhe revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”. Në postin e kryeredaktorit Sulejmani me angazhimin e tij mundësoi që t’u hapet dera gazetarëve dhe krijuesve shqiptarë nga Shqipëria. Dukshëm do të zgjerohet bashkëpunimi me shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës, me gazetarët e saj dhe krijuesit kosovar. Pati guxim që në redaksinë e botimeve në Flakën e vëllazërimit të boton veprën e prof.dr. Ali Hadrit , vepër me karaktre të shkallës me rrezikshmëri të lartë personale dhe që solli shumë polemika tendencioze sllave me karakter federativ.
Në vitin 1972 do t’i prinë delegacionit që do të merr pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit ose Unifikimit të gjuhës shqipe në Tiranë. Si kryetar i delegacionit aktivisht do të merr pjesë me propozimet e veta në këtë Kongres.
Paralel me këto aktivitete, Sejfedin Sulejmani do të jetë njëri prej themeluesve kryesor në themelimin e shkollës së lartë të qujatur Akademia Pedagogjike ku arsimoheshin kuadro në gjuhën shqipe në të gjitha lëndët të arsmit fillor tetëvjeçar në të cilën gravitonin sutdentë, përveç nga Maqedinia, poashtu nga Kosova dhe Presheva. Në këtë institucion të lartë arsimor Sulejmani ligjëronte lëndën e filozofisë, sociologjisë dhe marksizmit. Këtu si profesor me honrar mbeti deri atëherë kur ideologjia sllavo-komuniste i mbylli drejtimet në gjuihën shqipe.
Në vitin 1984, për meritat e tija në fushën e krijimit filozofiko-publicistik, komisioni për ndarjen e shpërblimeve të 11 Tetorit për personë me meritë, këtë shpërblim me karakter shtetëror ia ndan prof.dr. Sejfedin Sulejmanit.



Jeta e vonshme

Gjatë pluralizmit politik kjo shkollë e lartë në vitin 1996 u shëndrua në Fakultet Pedagogjik dhe serisht Sejfedin Sulejmani u emrua profesor ordinar me vendim pune në kohë të pacaktuar. Këtu ligjeronte filozofinë dhe logjikën. Për shkaqe politke kishte tendenca që ky institucion arsimor të mbyllet. Që të mos nodhë kjo, prof.dr. Sejfedin Sulejmani emrohet Dekan i parë shqiptar në Fakultetin Pedagogjik në vitin 1996.Njëkohësisht ishte dekan i parë nga rradhët e shqiptarëve në nivel shtetërorë sepse në të gjitha fakultetet tjera deaknët ishin maqedonas. Gjatë administrmit të tijë arsmimi mori kahje cilësore të studimeve dhe u paraqit një numër shumë i madh i studentëve si nga pala shqiptare, poashtu edhe nga pala maqedonase. Në vitin 2004 do të pensionohet por me të drejtë që edhe më tutje të ligjëron me honorar. Prej kësaj detyrte definitivisht do të shkarkohet në vitin 2005. Më 24 shtator të vitit 2007, në moshën 69 vjeçare, vdes prof.dr.Sejfedin Sulejmani. Ky personalitet i madh u varros me një ceromoni fetare në varrezat e fshatit Hasan beg. Funeralin mortor për në shtëpinë e fundit të Sejfedin Sulejmanit e përcollën disa qindra persona.

Gjithashtu gjatë jetës ushtroi edhe poste politke si: kryetar i rinisë, anëtarë në Komitetin qëndror të LKM, Delegat në Kuvendin e RM., anëtar i Këshillit Ekzekutiv në RM, anëtar i këshillit në Makedonia film; këshilltar në KER, këshilltar shtetëror në Kuvendin e RM, Anëtar i Kryesisë së Lidhjes Socialiste, Ndihmës Ministër për Kulturë etj.

Sejfedin Sulejmani shkroi një numër të madh veprash nga filozofia, estetika, etika, socilogjia, logjika, arti, religjioni, letërsia. Nurmiri i tyre arrin rreth 90 veprash. Korrespondoi me shumë gazeta ditore. Numri i artikujve dhe botimeve publicistike arrin me qindra e qindra.




Veprat

1. Disa aspekte contemplative të filozofisë së jetës – Jehona; Shkup 1970
2. Tema të lira sociologjike – Jehona, Shkup 1971
3. Ç’është estetika – Flaka e vëllazërimit, Shkup 1971
4. Filozofia dhe artet – Rilindja, Prishtinë 1971
5. Dialektika e mendimit filozofik – Flaka e vëllazërimit, Shkup 1974
6. Skica dhe ese nga filozofia humaniste – Flaka e vëllazërimit, Shkup 1974
7. Skica nga historia e filozofisë – Nova Makedonija, Shkup 1976
8. Tema filozofike – Misla, Shkup 1976
9. Naim Frashëri – ETMM të Kosovës, Prishtinë 1976
10. Estetika, Volum 1 – Flaka e vëllazërimit, Shkup 1981
11. Estetika, Volum 2 – Flaka e vëllazërimit, Shkup 1982
12. Paralipomene nga Estetika – Flaka e vëllazërimit, Shkup 1984
13. Artikuj dhe studime – Prosvetno delo, Shkup 1986
14. Zhvillimi i marrëdhënive ndërnacionale – Nasha kniga, Shkup 1985
15. Filozofsku umovi – Makedonska kinga, Shkup 1989
16. Filozofia, Volum 1 – Flaka e vëllazërimit, Shkup 1987
17. Filozofia, Volum 2 – Nash vesnik, Kumanovë 1987
18. Panta Rej – Prosveta, Kumanovë 1988
19. Hegel – Studentski zbor, Shkup 1989
20. Karl Marksi – Flaka e vëllazërimti, Shkup 1989
21. Kant – Prosveta, Kumanovë 1990
22. Xhon Lok – Prosveta, Kumanovë 1993
23. Volter – Prosveta, Kumanovë 1993
24 Ajnshtajn – Prosveta, Kumanovë 1993
25. Filozofija na prirodnite nauki – Prosveta, Kumanovë 1995
26. Mislata na vecnosta – Mk.riznica, Kumanovë 1995
27. Historia e filozofisë shqiptare – Prosveta, Kumanovë 1996
28. Pesimizmi dhe nihilizmi – Dav&Mari, Kumanovë 1996
29. Filozofija na civilizaciite – Mk.riznica, Kumanovë 1998
30. Teorija na relativitetot – Interdiskont, Shkup 1999
31. Logjika – Marida, Kumanovë 1999

Në këtë faqe janë dhënë vetëm një numër i veprave të Sejfedin Sulejmanit.


Referencat:

Disa Aspekte kontemplative, Sejfedin Sulejmani1970, Shkup
Revista Jehona: Shkup 1971
NB Flaka e Vëllazërimit 1980, Shkup
NB Rilindja 1978, Pruishtinë
Shoqata e shkrimtarëve të Maqesonisë
Per Aspera Ad Astra; NS.2008
Gnothy Seauton; Dr.Sejfedin Sulejmani; Prosveta Kumanovë 1991
Vox Clamantis in Deserto: Prof.dr. Sejfedin Sulejmani; Shkup

Web faqet:

www.Google.com
www.Yahoo.com
www.Amazon.com
www.netscape.com

Books by Sejfedin Sulejmani